Një aksident tragjik ka ndodhur në Indi, ku si pasojë e përplasjes së një autobusi me një kamion kanë humbur jetën 13 persona.
Sipas mediave të huaja, 12 pasagjerët në autobus humbën jetën nga zjarri që shpërtheu pas aksidentit ndërsa drejtuesi i kamionit humbi jetën nga përplasja. 16 persona të tjerë pësuan djegie ose fraktura dhe u dërguan në spital për të marrë trajtimin e duhur, shkruan A2CNN.
Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Indi me shkaqet kryesore që janë shoferët e pakujdesshëm, kushtet e këqija të rrugës dhe automjetet e vjetëruara.