Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e 2 personave, të cilët po kërkohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj” përcjell InLajmi.
Vepra është kryer më 3 nëntor të vitit të kaluar, në rrugën “Adem Jashari”, në Prizren.Përmes një postimi në faqen zyrtare, Policia ka publikuar fotot e 2 personave, dhe ka kërkuar nga të gjithë ata që kanë informacione për vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë Policinë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 pa pagesë
– 029 244 -740 Stacioni Policor Prizren
Postimi i plotë i tij:
Kërkesë për bashkëpunim
Prizren, 28 Dhjetor 2023
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tyre lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personat janë:
- Personat kërkohen , për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë se huaj ” e cila ka ndodhe me 03.11.2022 në rrugën “Adem Jashari” në Prizren.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren /InLajmi/