Nëse Përfaqësuesi i Lartë Christian Schmidt përpiqet të vendosë një ligj për të drejtën pronësore, Republika Srpska do të shpallë menjëherë pavarësinë, tha presidenti i Republika Srpska Milorad Dodik, transmeton InLajmi.
Milorad Dodik tha në një intervistë për RTRS se Republika Srpska nuk do të jetë e papërgatitur, por do të shpallë pavarësinë menjëherë dhe pa gjuajtur asnjë plumb.
“Kemi pasur një takim përgatitor për një situatë të tillë”, tha Dodik.
Ai deklaroi se ka informacione se Schmidt do ta vendosë ligjin në janar.
“Nëse thotë ndonjë ditë në orën 5 pasdite, le të ketë parasysh që ne mbajëm Kuvendin në 11 dhe shpalim pavarësinë. Dhe kjo do të thotë pavarësi në çdo gjë një sistem i ri financiar dhe territor nën kontrollin e Srpska. Ne nuk do të parandalojmë kalimet dhe lëvizjet,” vuri në dukje presidenti i Republikës Srpska.
Dodik tha se Republika Srpska nuk ka ndërmend të ndërtojë një mur kinez, “as kalime të vështira kufitare me FBiH, nëse nuk detyrohet”.
“Ne nuk presim që dikush nga FBiH të inkurajohet të sulmojë Republikën Srpska. Dhe në rrethana të tilla, ne do të vlerësojmë se si do të veprojmë. Unë pres që EUFOR të qëndrojë në vijën ndër-njësi dhe të parandalojë kontaktet,” tha Dodik.
Dodik shtoi se “amerikanët do të zemërohen dhe do të përpiqen të kërkojnë ndërhyrje”, por se beson se miqtë e Srpska nuk do ta lejojnë.
“Unë jam në dispozicion të drejtësisë vendase dhe ndërkombëtare sepse mendoj se kemi të drejtë,” vuri në dukje Dodik.
Ai tha se nuk do të largohet nga skena politike si tradhtar apo i frikësuar./InLajmi/