Lajmi për vdekjen e parakohshme të gazetarit të njohur, Arton Turkaj tronditi gjithë komunitetin e gazetarisë por jo vetëm, ndërsa për ndarjen e hershme nga jeta të kolegut Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shprehë nushëllime familjes, miqve e kolegëve, përcjell InLajmi.
Në telegram ndër të tjera thuhet se lajmin për vdekjen e kolegut ishte i papritur dhe pikëllues për gjithë komunitetin e gazetarisë në Kosovë.

I ndjeri ishte gazetar, autor e moderator i emisionit “Babë e Bir” në Radio Prishtina.

Postimi i plotë i tij:
Telegram ngushëllimi për vdekjen e kolegut, Arton Turkaj

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me pikëllim lajmin për vdekjen e gazetarit njëherësh moderatorit, Arton Turkaj.
Ai njihej si autor e modetator i emisionit “Babë e Bir”, në Radio Prishtina e TV Zëri.
Turkaj ka vdekur në moshë të re, pas një infarkti.
Asocioacioni i Gazetarëve të Kosovës i shpreh ngushëllime familjes, miqve e komunitetit./InLajmi/