• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 19 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Teknologji Softuer

Çfarë ndodhi me rrjetet sociale gjatë vitit që po lemë pas dhe çfarë na pret në 2024?

Alia Ferunaj nga Alia Ferunaj
27 December 2023
në Softuer
0 0
0
Çfarë ndodhi me rrjetet sociale gjatë vitit që po lemë pas dhe çfarë na pret në 2024?
0
SHPERNDARJE
43
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

E humbëm Twitter-in dhe e fituam X-in. I provuam Bluesky-in dhe Mastodon-in epo, disa nga ne e bëmë. U shqetësuam për ‘bot’-ët e inteligjencës artificiale IA dhe për shëndetin mendor të të rinjve. Kaluam kohë në biseda private online dhe u sorollatëm pafundësisht nëpër rrjete sociale siç bënim edhe në vitet e kaluara. Për përdoruesit e rrjeteve sociale, viti 2023 ishte një vend i fillimeve dhe i mbarimeve.

Më poshtë mund t’i lexoni disa prej ndodhive më të mëdha në rrjetet sociale më 2023 – si dhe çfarë të presim vitin e ardhshëm:

Lamtumirë Twitter

Para pak më shumë se një viti, Elon Musk u fut në zyrat qendrore të Twitter-it në San Francisko, e shkarkoi shefin ekzekutiv të tij dhe shefat e tjerë të lartë, duke e nisur shndërrimin e platformës së rrjetit social në atë që sot njihet si X.

Musku e zbuloi logon e X-it në korrik. Ai e ndryshoi shpejt emrin e Twitter-it dhe ikonën e kaltër të zogut, online dhe në zyrat qendrore të kompanisë në San Françisko.

“Dhe, së shpejti, ne do t’i themi lamtumirë markës së Twitter-it dhe, dalëngadalë, të gjithë zogjve”, shkroi Musk.

Për shkak të natyrës publike dhe për shkak se tërhiqte figura publike, gazetarë dhe përdorues të tjerë të profilit të lartë, Twitter-i gjithmonë ka pasur ndikim të madh në kulturën popullore – por ky ndikim duket se po shkon drejt shuarjes.

“Kishte shumë telashe edhe para se Musku ta merrte në dorë, ishte një markë e dashur me një rol të qartë në mjedisin e rrjeteve sociale”, tha Jasmine Enberg, analiste rrjeteve sociale në Insider Intelligence.

Prej se u ble nga Musk, X-i është bombarduar me akuza për keqinformim dhe racizëm, ka pësuar humbje të mëdha financiare dhe rënie në përdorim. Musku tha se reklamuesit të cilët u tërhoqën ishin të përfshirë në “shantazh” dhe u kërkoi atyre të “zhdukeshin”.

Duke i mirëpritur përdoruesit të cilët ishin pezulluar nga ish-Twitter për shkak të gjuhës së urrejtjes, apo përhapjes së keqinformimit, në dhjetor, Musku ia ktheu llogarinë teoricienit konspirativ Alex Jones, duke u bazuar në një sondazh joshkencor që e kishte bërë me ndjekësit e vet. Jones e kishte cilësuar vazhdimisht si të rremë sulmin me të shtëna në shkollën Sandy Hook më 2012.

LGBTQ dhe organizata të tjera që përkrahin grupet e margjinalizuara, ndërkohë, kanë alarmuar se X-i po bëhet vend më i pasigurt. Në prill, për shembull, X-i e hoqi në qetësi një rregullore e cila i mbronte transgjinorët. Në qershor, grupi avokues GLAAD e quajti atë si “platformën më të rrezikshme për njerëzit LGBTQ”. GLSEN, një grup edukues i LGBTQ, njoftoi në dhjetor se po largohet nga X-i, duke iu bashkuara edhe grupeve të tjera.

Përshëndetje X, Threads dhe Bluesky

Ndër ambiciet e Muskut për X-in është edhe shndërrimi i kësaj platforme në një “aplikacion për gjithçka” – sikurse WeChat në Kinë, për shembull. Puna është se nuk dihet nëse audiencat në SHBA dhe Perëndim janë të etura për një ide të tillë. Edhe vetë Musku është i paqartë për hollësitë.

Derisa X-i po vuan nga një krizë e identitetit, disa përdorues janë në kërkim të një zëvendësuesi. Mastodon ishte njëri nga kandidatët, bashkë me Bluesky, i cili doli nga Twitter në fakt.

Dhjetëra mijëra njerëz, shumica përdorues të ngopur me Twitter-in, filluan të regjistrohen në aplikacionin Bluesky në pranverë, i cili ende funksionon vetëm me ftesa. Ky aplikacion ka më pak se vetëm 10 punëtorë, thotë drejtoresha e tij ekzekutive, Jay Graber.

Kjo nënkuptoi “përpjekjet për ta bërë çdo gjë të jetë funksionale, për t’i mbajtur njerëzit online, përpjeke për të shtuar veçori të cilat i kishim në udhëzues”, tha ajo, duke shtuar se “puna vetëm sa po rritej për t’u siguruar se sistemet mund ta përballonin fluksin e njerëzve”.

Duke e parë mundësinë për t’i joshur përdoruesit e pakënaqur të Twitter-it, pronarja e Facebook-ut, Meta, e lëshoi rivalin e tij, Threads, në korrik. Kjo platformë u rrit shpejt, pasi dhjetëra miliona njerëz filluan të regjistroheshin në të, megjithëse për të ka qenë goxha sfidë t’i mbajë njerëzit brenda. Pastaj, në dhjetor, shefi ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg, njoftoi befasisht se kompania po e testonte ndërveprueshmërinë – idenë e nisur nga Mastodon dhe Bluesky dhe rrjetet e tjera sociale të cilat ua mundësojnë njerëzve të jenë në gjendje t’i përdorin llogaritë e vet në platforma të ndryshme – pak a shumë sikur email adresat, apo numrat telefonikë.

“Po e fillojmë një testim ku postimet nga llogaritë në Threads do të jenë në dispozicion në Mastodon dhe shërbimet e tjera që përdorin protokollin ActivityPub”, shkroi Zuckerberg.

Shqetësimet për shëndetin mendor

Ndikimi i rrjeteve sociale në shëndetin mendor të fëmijëve është rritur këtë vit, me kryemjekun amerikan që paralajmëroi në maj se nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të treguar se rrjetet sociale janë vend i sigurt për fëmijët dhe adoleshentët.

Ai u bëri thirrje kompanive teknologjike, prindërve dhe kujdestarëve të ndërmarrin veprime të menjëhershme për t’i mbrojtur fëmijët.

“Ne u bëjmë thirrje prindërve ta menaxhojnë një teknologji e cila është duke u zhvilluar me shpejtësi të madhe, e cila thelbësisht e ndryshon mënyrën se si fëmijët e tyre mendojnë për veten, mënyrën se si ata ndërtojnë shoqëritë e tyre dhe mënyrën se si e përjetojnë botën”, tha Vivek Murthy për Associated Press.

Në tetor, dhjetëra shtete amerikane e paditën Meta-n për dëmtimin e të rinjve dhe për ndikimin në krizën e shëndetit mendor tek të rinjtë, duke dizajnuar me vetëdije veçori në Instagram dhe Facebook, të cilat i bëjnë fëmijët të varur nga platformat e tyre.

Gjërat për të cilat duhet të jemi të vëmendshëm më 2024

Miqtë tuaj të inteligjencës artificiale kanë mbërritur – por ‘chatbot’-ët janë vetëm fillimi. Duke qëndruar në oborrin e kompanisë së tij në Menlo Park, Kaliforni, Zuckerbergu tha në vjeshtë se Meta është “e përqendruar në ndërtimin e një të ardhme të lidhjes njerëzore” – dhe tregoi se si në të ardhmen e afërt njerëzit mund të ndërveprojnë me versionet prej hologrami të miqve të tyre apo kolegëve, dhe me ‘bot’-ët e inteligjencës artificiale, të ndërtuar për t’iu asistuar atyre. Kjo kompani shpalosi një ushtri të ‘bot’-ëve të inteligjencës artificiale – me të famshmit si Snoop Dogg dhe Paris Hilton i huazuan fytyrat e tyre për to – që përdoruesit e rrjeteve sociale të ndërveprojnë më ta.

Vitin e ardhshëm, inteligjenca artificiale do të integrohet në praktikisht çdo cep të platformave, tha Enberg.

“Aplikacionet e rrjeteve sociale do ta përdorin inteligjencën artificiale për ta nxitur përdorimin, fitimin nga të hyrat dhe reklamat, rritjen e abonuesve dhe aktiviteteve komerciale. Inteligjenca artificiale do ta shtojë varësinë e përdoruesve dhe reklamuesve, si dhe marrëdhëniet me mediat sociale, por zbatimi i saj nuk do të jetë i lehtë, sepse do të ketë edhe rritje të rregullave dhe mbikëqyrjes”, shtoi ajo, shkruan REL.

Duke qenë se do të ketë zgjedhje të rëndësishme presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Indi dhe vende të tjera, roli i inteligjencës artificiale dhe rrjeteve sociale në keqinformim do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes së vazhduesve të rrjeteve sociale.

Tags: Elon MuskMetarrjetet sociale
Postimi i mëparshëm

Pse Messi do të mungojë të paktën në 7-të ndeshje për Inter Miamin?

Postimi tjetër

Berisha në protestë: Jam i vetmi që ka respektin më të madh për ligjin

Të ngjajshme Postime

Nuk paguan bonuset e punëtorëve, X përballet me padi
Softuer

Nuk paguan bonuset e punëtorëve, X përballet me padi

26 December 2023
Ja përse Google duhet të paguajë 700 milionë dollarë në SHBA
Softuer

Ja përse Google duhet të paguajë 700 milionë dollarë në SHBA

20 December 2023
Përmirësimet e reja të Google Maps, ky opsion do ju japë më shumë privatësi
Softuer

Përmirësimet e reja të Google Maps, ky opsion do ju japë më shumë privatësi

14 December 2023
Elon Musk: Twitter aplikon kufizime të përkohshme leximi për të gjithë përdoruesit
Softuer

Elon Musk: Twitter aplikon kufizime të përkohshme leximi për të gjithë përdoruesit

1 July 2023
A e keni vërejtur apo akoma, WhatsApp vjen me risi në pjesën e mesazheve
Softuer

A e keni vërejtur apo akoma, WhatsApp vjen me risi në pjesën e mesazheve

18 February 2023
Fëmijët rriten e bashkë më ta edhe rreziku nga përdorimi i internetit
Softuer

Fëmijët rriten e bashkë më ta edhe rreziku nga përdorimi i internetit

10 February 2023
Postimi tjetër
Berisha në protestë: Jam i vetmi që ka respektin më të madh për ligjin

Berisha në protestë: Jam i vetmi që ka respektin më të madh për ligjin

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 16 shtator ndër vite?

16 September 2025
Si të përgatisni kajmakun për një shije të pasur në tryezën tuaj

Si të përgatisni kajmakun për një shije të pasur në tryezën tuaj

16 September 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot stabil, me diell dhe mjaft të nxehtë

16 September 2025
Dashuria e pakushtëzuar, ndjenja më e pastër dhe më fisnike që ekziston

Dashuria e pakushtëzuar, ndjenja më e pastër dhe më fisnike që ekziston

16 September 2025
Nga irritimi tek rrahjet e shpeshta të zemrës, kujdes nga këto shenja të hipoglicemisë

Nga irritimi tek rrahjet e shpeshta të zemrës, kujdes nga këto shenja të hipoglicemisë

16 September 2025
Zbulimet mbretërore dhe kujtimet në “Spare”, Princi Harry: Ndërgjegjja ime është e pastër

Zbulimet mbretërore dhe kujtimet në “Spare”, Princi Harry: Ndërgjegjja ime është e pastër

16 September 2025
Dy gola, shumë tentime dhe në fund “Lojtar i ndeshjes” – Vedat Muriqi zjarr në La Liga

Dy gola, shumë tentime dhe në fund “Lojtar i ndeshjes” – Vedat Muriqi zjarr në La Liga

15 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu