Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se këmbëngulja e tyre e detyroi Serbinë të zmbrapset e t’i pranoj targat RKS, përcjell InLajmi.
Tutje në njoftimin nga LVV thuhej se do të duhej që pas kësaj ajo t’i pranojë edhe pasaportat, diplomat e të gjitha dokumentet.
Gjithashtu atu thuhej se kjo është një e arritur e rëndësishme e shtetit dhe qeverisë tonë për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Njoftimi i plotë nga LVV:
Këmbëngulja jonë në atë që është e drejtë, në fund e detyroi Serbinë të zmbrapset e t’i pranoj targat RKS. Do të duhej që pas kësaj ajo t’i pranojë edhe pasaportat, diplomat e të gjitha dokumentet. Kjo është një e arritur e rëndësishme e shtetit dhe qeverisë tonë për qytetarët e Republikës së Kosovës. /InLajmi/
