Ministri i Financave Hekuran Murati, ka njoftuar se pas të përgatitjeve teknike nga stafi i MFPT, sot kemi arritur të ekzekutojmë shtesat prej 100 euro për të gjithë pensionmarrësit, pëcjell InLajmi.
Murati tha se në këtë kategori hynë pensioninstët e moshës, kategoritë e luftës, pensionet për aftësi të kufizuar, pensionet familjare dhe të invaliditetit në punë, dhe pensionet e parakohshme, për ata që marrin më pak se 500 euro.
Postimi i plotë i tij:
Pas të gjitha përgatitjeve teknike nga stafi i MFPT, sot kemi arritur të ekzekutojmë shtesat e njëhershme për të gjithë pensionmarrësit si në vijim:
– Pensionistët e moshës
– Kategoritë e luftës
– Pensionet për aftësi të kufizuara
– Pensionet familjare dhe të invaliditetit në punë, dhe
– Pensionet e parakohshme, për ata që marrin më pak se 500 euro. /InLajmi/