Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar ndaj tenderave të zhvilluar në Kosovë, të cilat sipas tyre janë duke u organizuar në mënyrë jo të duhur, duke humbur kështu trendin normal të përcaktuar me Kushtetutë, përcjell InLajmi.
Në reagimin e tyre AKB shprehet se 20% e kontratave në Kosovë janë duke u negociuar pa tender e sipas tyre kjo gjë po dëmton ekonominë e lirë dhe konkurencën e barabartë në treg.
Nga ky institucion dyshojnë se korrupsioni ka shkuar mbi 20% sepse theksojnë ata është ngulfatë konkurrenca e operatorëve të tjerë ekonomik.
Postimi i plotë i AKB:
Rreth 20% kontrata në Kosovë janë të negociuar pa tender
Konkurenca e tenderimit në Kosovë po e humbë trendin normal të percaktuar sipas Kushtetutës,ku garantohet ekonomia e lirë dhe konkurenca e barabartë në treg , fakti se sipas nje studimi të AKB-ës deri nëntor të këti viti 20.08% e kontratave janë të negociuara me Operatorët Ekonomikë dhe se vlera e tyre është rreth 80 milionë euro.
AKB-ja dyshon se këtu korrupsioni në Kosovë ka shkuar mbi 20% sepse është ngulfatë konkurenca e Operatorëve tjerë ekonomik , ku kishin me ofruar edhe kualitet edhe çmim më konkurues. /InLajmi/