Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njofton se 2 pjesëtarët e FSK-së, Vildane Tmava dhe Besnik Behrami, kanë diplomuar me sukses të lartë trajnimin për oficer në Turqi, përcjell InLajmi.
Maqedonci thekson se të dilomuarit kanë ndjekur trajnimet për oficer në Akademinë Ushtarake të Izmirit në Republikën e Turqisë.
Ministri i Mbrojtjes shprehet krenar me 2 pjestarët e FSK-së dhe i uron suksese të vazhdueshme ushtarake.
Postimi i plotë i tij:
Pjesëtarët e FSK-së, Vildane Tmava dhe Besnik Behrami diplomuan me sukses të lartë trajnimin për oficer në Akademinë Ushtarake të Izmirit në Republikën e Turqisë.
Krenar për sukseset e vazhdueshme të ushtarakëve tanë. /InLajmi/