Trajneri profesionist i futbollit shqiptar Ismet Munishi ka komentuar faturën e rrymës e cila ishte me vlerë prej 375 euro të cilën e quajti turp, përcjell InLajmi.
Munishi tha se paga mesatare është më e vogël se shuma e faturës së rrymës.
Tutje ai ironizoi duke pyetur se prej nga po importohet qymyri, prej Dubait a prej cilit vend.
Analisti i futbollit vazhdojë me kritikën e tij duke thënë se do të vijë një kohë që vetëm hajnat do të rrinë këtu, ndërsa njerëzit normal do ikin prej vendit.
Postimi i tij i plotë:

375 € rrymë për një muaj ky eshte turpi ma i madh që munet me ekzistu ne ni vend ku paga mesatare eshte ma e vogel se fatura e rrymes, prej kahit pe importojme qymyrin a prej Dubait a prej kahit.
Ka me ardh ni kohe që vetëm hajnat kini me met ketu me jetu krejt njerzit normal kan me ik prej ktuhit! /InLajmi/