Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe këtë vit sikurse çdo vit, kremtën e Krishtlindjes e kalon në mesin e familjeve të Kosovës, për të ndarë gëzimin e festave përcjell InLajmi.
Osmani kësaj radhe bashkë me bashkëshortin e saj Prindon Sadriu, qëndruan në familjen Laçi në Prizren.
Presidentja shton se sharm atmosferës festive i jep pjesa nga mërgata.
Postimi i plotë i saj:
Sikurse çdo vit, kremtën e Krishtlindjes e kaluam në mesin e familjeve të Kosovës, për të ndarë gëzimin e festave. Kësaj radhe, bashkë me Prindonin, qëndruam në familjen Laçi në Prizren. Aty ku mikëpritja, tradita e filigranit dhe bashkimi i familjes me pjesën nga mërgata i japin sharm atmosferës festive. /InLajmi/