Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren ka paraqitur kallëzim penal ndaj pesë zyrtarëve të Komunës së Prizrenit, me pretendimin se kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare me rastin e lejimit të këmbimit të një prone komunale me një pronë private në mënyrë të kundërligjshme.
Pas padisë të bërë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dy zyrtarë të Komunës së Prizrenit janë arrestuar.
KTV raporton se të njëjtit janë Arben Krasniqi dhe Shqipron Krasniqi.