Administratori i pasurisë së Amy Winehouse ka ngritur padi për 2 mikeshat e këngëtares së ndjerë për më shumë se 730.000 paund me pretendimet se ato kanë përfituar nga shitja e sendeve të saj personale në një ankand.
Babai i yllit, Mitch Winehouse, si administrator i pasurisë së vajzës së tij, është duke ngritur çështjen kundër Naomi Parry dhe Catriona Gourlay në Gjykatën e Lartë.
Sipas dokumentit të gjykatës, 2 gra kanë dërguar në 2 ankande në vitin 2021 dhe këtë vit sende të ndryshëm personale, të cilat i përkisnin Amy-t kur ishte gjallë.
Sipas padisë së ngritur, pretendohet se duke i nxjerrë në shitje artikujt në emrin e tyre dhe për llogari të tyre, gratë “konvertuan” sendet e këngëtares së ndjerë për përfitime vetjake.
Administratori i pasurisë së e këngëtares “Valerie” kërkon 534.192.90£ dëmshpërblim nga zonja Parry, ndërsa gjithashtu kërkon 198.041.07£ nga zonja Gourlay.Në një deklaratë të bërë fillimisht nga një zëdhënës i “Amy Winehouse Estate” muajin e kaluar, thuhej: “Në vitin 2021, administratori i pasurisë së Amy-t nxori në ankand sende nga jeta dhe karriera e saj, ku 30% e të ardhurave do i shkonin Fondacionit Amy Winehouse. 2 individë shitën një numër artikujsh në atë ankand dhe i kanë mbajtur të ardhurat: artikujt ishin të gjithë të lidhur me Amy-n. Këtë vit ato kanë nxjerrë në ankand më shumë sende të lidhura me Amy dhe së bashku të dy ankandet kanë gjeneruar shuma të mëdha parash për secilën prej tyre”
“Administratori i pasurisë ka vënë në dyshim se si këto sende kanë ardhur në posedim të tyre dhe nuk ka pasur përgjigje të sinqerta. Për këtë arsye, përfaqësuesi i pasurisë së këngëtares ka nisur një proces ligjor për të sqaruar situatën. Fondacioni Amy Winehouse do të përfitojë drejtpërdrejt nëse paratë i rikuperohen secilit të pandehur”, shkruan Living.al
Amy Winehouse vdiq në vitin 2011, në moshën 27-vjeçare.