Gjatë një paraqitjeje publike, Kurti u pyet nga gazetarët rreth aludimeve në media për një krisje të mundshme ndërmjet tij dhe presidentes Osmani, raporton InLajmi.
Kryeministri nuk ka dashur të japë detaje teksa është përgjigjur se për këtë ka folur Përparim Kryeziu i cili është zëdhënës i Qeverisë.
Ndërkohë ky i fundit ka thënë se 2 krerët e shtetit kanë zhvilluar një diskutim rreth Ligjit për zgjedhjet pasi që Avokati i Popullit ka paralajmëruar dërgimin e këtij ligji në Kushtetuese.
Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe Osmani kur u pyet nga gazetarët rreth pamjeve ku ajo shihet në një diskutim të tensionuar me Kurtin. /InLajmi/