Kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me ministren e Arsimit Arbërie Nagavci kanë vizituar 2 ndërmarrje të cilat mbështesin mësimin dual, raporton InLajmi.
Gjatë vizitës të 2 institucionalistët kanë parë nga afër zhvillimin e mësimeve.
Duke shprehur i kënaqur me punën në këto institucione, kryeministri Kurti u shpreh se këto vizita do të bëhen në vazhdimësi e ndërkohë mësimi dual është një mundësi e mirë që nxënësit të njihen me atë që e mësojnë në teori.
Po ashtu ministrja Nagavci u shpreh se janë duke ndërmarrë masa që nxënësit të aftësohen për tregun e punës.
Gjithashtu, të 2 do të marrin pjesë në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve për fituesit e garave. /InLajmi/