Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas padisë që Rama i ka bërë Haradinajt i cili eka quajtur këtë veprim akt të turpshëm e anti-kombëtar, shkruan InLajmi.
Ai ka thënë se ky akt na turpëron të gjithëve dhe meriton refuzimin dhe revoltën legjitime ndja një kryeminsitri sipas tij të dështuar.
Postimi i plotë:
Pseudo-padia e Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës është një perversitet i shëmtuar anti-kombëtar. Është turp i pakapërdishëm që Ramush Haradinaj, pas gjakut të tij dhe familjes së tij për çlirimin e Kosovës, pas betejave me akuzat e montuara të Beogradit, të përballet me pasojat e degjenerimit dhe vasalitetit të Edi Ramës. Ky akt i ulët që na turpëron të gjithëve meriton refuzimin dhe revoltën legjitime ndaj një kryeministri të dështuar fund e krye dhe ndaj falimentimit të tij politik dhe moral para Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar./InLajmi/