• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 21 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Paditi Qeverinë, Gjykata vendos në favor të Sindikatës së Mjekësisë Ligjore për Rregulloren

Antigona Selimi nga Antigona Selimi
20 December 2023
në KRYESORE
0 0
0
Paditi Qeverinë, Gjykata vendos në favor të Sindikatës së Mjekësisë Ligjore për Rregulloren
0
SHPERNDARJE
69
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, e ka aprovuar si të bazuar kërkesëpadinë e paditësit Sindikata e Institutit të Mjekësisë Ligjore, e cila ka kërkuar anulimin e Rregullores me nr.01/2020 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore IML, ndërsa ka urdhëruar Qeverinë e Kosovës Zyrën e Kryeministrit, të marrë aktvendim sipas kërkesës së paditësit të paraqitur më 17 maj 2021 dhe kërkesës së përsëritur më 17 qershor 2021 dhe aktvendimin t’ia dorëzojë paditësit, sipas procedurës së përcaktuar me ligj.

Aktgjykimi i Themelores është përpiluar më 14 dhjetor 2023, ku thuhet se Zyra e Kryeministrit urdhërohet që të marrë aktvendim lidhur me kërkesat e paditësit në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit“.

Sindikata e IML-së më 30 qershor 2021 kishte paditur Qeverinë e Republikës së Kosovës, konkretisht Zyrën e Kryeministrit duke kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative anulimin e Rregullores me nr.01/2020 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore IML. Deri tek kjo padi kishte ardhur pasi Sindikata e IML-ës kishte shprehur pakënaqësi të shumta lidhur me ligjshmërinë e Rregullores së lartcekur.

Në aktgjykimin e Themelores të siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, thuhet se pala paditëse, në shqyrtim kryesor ka kërkuar që të detyrohet e paditura e parë- Qeveria e Republikës së Kosovës- Zyra e Kryeministrit që të nxjerr vendim- akt administrativ, lidhur me kërkesat e paraqitura nga pala paditëse, për Rregulloren me nr.01/2020 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore IML, me arsyetimin se është nxjerrë në mënyrë të kundërligjshme nga e paditura e dytë- Ministria e Drejtësisë, tani si organ jokompetent. Ndërsa, si kërkesë alternative, gjykata të vendosë lidhur me anulimin e këtij akti nënligjor dhe të vendos si në udhëzimet e dhëna në petitum të precizimit të kërkesëpadisë.

Kurse, thuhet se pala e paditur kishte pretenduar se Rregullorja është harmonizuar me opinionin e ministrisë përgjegjëse për Administratë Publike dhe se pas marrjes së opinionit për vlerësimin e ndikimit buxhetor nga Ministria e Financave, është proceduar për miratim dhe nënshkrim nga MD-ja.

Bazuar në inicimin e konfliktit administrativ mbi bazën e heshtjes administrative nga organi i paditur, sipas shkallës së parë, ka rezultuar se paditësi më 17 maj 2021 i është drejtuar me kërkesë Zyrës së Kryeministrit, me kërkesë që Kryeministri të marrë veprime konkrete konform mandatit dhe kompetencave ligjore, duke e pezulluar apo kthyer Rregulloren në plotësim/ndryshim. Por, e paditura ka heshtur dhe nuk ka marrë vendim, as nuk i është përgjigjur paditësit. Andaj, paditësi edhe më 17 qershor 2021 ka dorëzuar kërkesën e përsëritur.

Themelorja konstaton se paditësi me të drejtë ka iniciuar kontestin gjyqësor kundër të paditurës për shkak të heshtjes administrative, meqenëse ka pasur obligim marrjen e vendimit sipas kërkesës së palës paditëse.

“Mbi këtë gjendje të fakteve, kjo gjykatë vlerëson se në këtë çështje administrative-juridike ligji është zbatuar në dëm të paditësit, kështu që në riprocedurë organi i paditur Zyra e Kryeministrit do të ketë parasysh theksimet nga kërkesa e paditësit, do të vërtetoj faktet relevante dhe pastaj do të merr një aktvendim të drejtë e të bazuar në ligi”, thuhet në aktgjykim.

Aty thuhet se vërejtjet e theksuara më lartë, janë obligim për organin e paditur, duke u bazuar në nenin 65 të Ligjit për Konfliktet Administrative. Gjykata po ashtu, vlerëson se pretendimet e palës së paditur janë të pabazuara dhe të paargumentuara.

Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit.

Ndryshe, emisioni “Betimi për Drejtësi” më 19 dhjetor 2020 kishte raportuar lidhur me pakënaqësitë që ishin shprehur nga Sindikata dhe vetë IML-ja për Rregulloren e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Më 3 korrik 2020, në Gazetën Zyrtare ishte publikuar Rregullorja e IML-së e cila si bazë ligjore e kishte nenin 16 të Ligjit për Mjekësinë Ligjore. Kurse, më 30 qershor 2021, paditësi kishte dorëzuar padi për fillimin e konfliktit administrativ ku kërkonte nga Gjykata Themelore që pas shqyrtimit dhe analizimit të nxjerrë aktgjykim me të cilin do të shpallte të kundërligjshme Rregulloren e IML-së.

Më 5 korrik 2021, Gjykata Themelore hudhi poshtë padinë si të palejuar, me arsyetimin se Rregullorja e IML-së nuk paraqet akt përfundimtar administrativ.

Të pakënaqur me këtë vendim, Sindikata e IML-së më 19 korrik 2021 parashtruan ankesë në Gjykatën e Apelit për shkak të shkeljeve thelbësore të dispozitave të procedurës së konfliktit administrativ dhe procedurës kontestimore, me propozimin që të aprovohet ankesa si e bazuar, ndërsa aktvendimi i ankimuar të prishet dhe lënda të kthehet në rigjykim dhe rivendosje.

Mirëpo, më 6 gusht 2021, Apeli refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtruesit dhe vërtetoi vendimin e Themelores me arsyetimin se nuk qëndrojnë pretendimet e ankuesit se Rregullorja e IML-së nuk është akt përfundimtar në procedurë administrative.

Sërish të pakënaqur me këtë vendim, më 29 shtator 2021, Sindikata e IML-së paraqiti kërkesë për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor në Gjykatën Supreme me propozimin që kërkesa të aprovohet si dhe të anulohen vendimet e Themelores dhe Apelit dhe lënda t’i kthehet në rigjykim Themelores. Kurse, Supremja më 28 nëntor 2021 refuzoi si të pabazuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, me arsyetimin se gjykatat e instancave më të ulëta kanë vendosur drejt dhe në baza ligjore.

Mirëpo, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme kishin vendosur ta hudhnin poshtë padinë, ankesën dhe kërkesën për rishqyrtim të vendimit gjyqësor me arsyetimin pothuajse të njëjtë, se Rregullorja e IML-së nuk është akt përfundimtar i nxjerrë në procedurë administrative ndaj të cilit mund të bëhet kontroll i ligjshmërisë në procedurë gjyqësore. të pakënaqur me trajtimin e rastit të tyre nga tri shkallët e gjykatave të rregullta, Sindikata e IML-së më 25 janar 2022 kishte dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese me pretendimin se u janë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara me nenin 31 E drejta për gjykim të drejtë dhe të Paanshëm, neni 32 E drejta për Mjete Juridike dhe neni 54 Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Tags: Gjykata ThemeloreIMLQeveria e Kosovës
Postimi i mëparshëm

Për herë të parë ulet numri i aplikimeve në këtë universitet të njohur në Amerikë

Postimi tjetër

Rama u drejtohet studentëve: Në Gjermani nuk keni kohë të pini kafe

Të ngjajshme Postime

Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç
KRYESORE

Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç

20 December 2025
Nis ardhja e bashkatdhetarëve, deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë
KRYESORE

Nis ardhja e bashkatdhetarëve, deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë

20 December 2025
Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat
KRYESORE

Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat

18 December 2025
Bedri Hamza: Tani është koha për bashkim, PDK është zgjidhja për ta çuar Kosovën përpara
KRYESORE

Bedri Hamza: Tani është koha për bashkim, PDK është zgjidhja për ta çuar Kosovën përpara

17 December 2025
Kurti polemizon me gazetaren serbe: S’ka kryeministër të Republikës së Kosovës që ka folur serbisht më shumë se unë
KRYESORE

Kurti polemizon me gazetaren serbe: S’ka kryeministër të Republikës së Kosovës që ka folur serbisht më shumë se unë

17 December 2025
Presidentja Osmani takoi Kallas: Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë
KRYESORE

Presidentja Osmani takoi Kallas: Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë

17 December 2025
Postimi tjetër
Rama u drejtohet studentëve: Në Gjermani nuk keni kohë të pini kafe

Rama u drejtohet studentëve: Në Gjermani nuk keni kohë të pini kafe

Lajmet e fundit

Kandidatët për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi mbajti një sërë takimesh me qytetarët e komunës së Prizrenit

Kandidatët për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi mbajti një sërë takimesh me qytetarët e komunës së Prizrenit

20 December 2025
Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç

Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç

20 December 2025
FIFA ndëshkon përsëri Al-Nassr me ndalim transferimesh

FIFA ndëshkon përsëri Al-Nassr me ndalim transferimesh

20 December 2025
Në Bangladesh u vunë flakën redaksive të gazetave më të mëdha – gazetarët mbetën të bllokuar në çati

Në Bangladesh u vunë flakën redaksive të gazetave më të mëdha – gazetarët mbetën të bllokuar në çati

20 December 2025
Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

20 December 2025
“Është e vdekur”, Bes Kallaku flet për divorcin me Xhensila Myrtezajn – fansat të shqetësuar për gjendjen e tij emocionale

“Është e vdekur”, Bes Kallaku flet për divorcin me Xhensila Myrtezajn – fansat të shqetësuar për gjendjen e tij emocionale

20 December 2025
Sa pritet të fitojnë Joshua e Paul, pas meçit në Miami?

Sa pritet të fitojnë Joshua e Paul, pas meçit në Miami?

20 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu