Koordinatori për Financa në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, ka reaguar ndaj të dhënave të reja rreth investimeve të sektorit privat, përcjell InLajmi.
Ai u shpreh se këto të dhëna tregojnë rënie të vazhueshme të investimeve të sektorit privat përgjatë vitit 2023 ku në tremujorin e 3 të vitit u shënua një rënie vjetore prej rreth 19.9%. Sipas Mustafës ky është një tregues i gjendjes reale të ekonomisë së Kosovës.
Postimi i plotë:
Investimet e sektorit privat në Kosovë po shënojnë rënie të vazhdueshme përgjatë vitit 2023.
Në tremujorin e tretë të këtij viti, investimet private shënuan një rënie reale vjetore prej rreth 19.9% (vlerësim i bazuar në të dhënat e ASK-së).
Pasqyra e investimeve të sektorit privat është pasqyra më reale e gjendjes së ekonomisë së vendit. /InLajmi/