Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell ka kritikuar ashpër Gjermaninë për mbështetjen ndaj Albin Kurtit, përcjell InLajmi.
Sipas tij, Gjermania është duke u vendosur në anën e gabuar të historisë e ndërkohë e cilëson Kurti si një fashist. Më tutje në reagimin e tij Grenell, shprehet se çdo shtet e ka dënuar Kurtin për nxitjen e dhunës.
Reagimin e tij, Grenell e përmbyll duke thënë se Republikanët dhe Demokratët rrallë bien dakord për diçka, por të 2-ja palët bien dakord për të thënë se Kurti është problemi.
Postimi i tij i plotë:
Albi Kurti ka refuzuar çdo ide që Perëndimi ka propozuar.
Fatkeqësisht, Qeveria e Gjermanisë ka dështuar të përqafojë zgjidhjet për të cilat Thaçi dhe Vuçiq arritën marrëveshje për ti shtyrë përpara.
Gjermanët janë në krahun e gabuar të historisë, duke përqafuar fashistin Kurti.
Çdo shtet në botë e ka dënuar Kurtin për nxitjen e dhunës, me përjashtim të Gjermanisë.
Republikanët dhe Demokratët rrallë herë bien dakord, por bien dakord që Kurti është problemi. /InLajmi/