Lëndohet një person si pasojë e një vet-aksidenti në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, përcjell InLajmi.
Lajmin për InLajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se aksidenti ndodhi këtë të shtunë rreth orës 09:20 ku në aksident është përfshirë një automjet.
Nga Policia e Kosovës, ka njoftuar se si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Sot rreth orës 09:20, në rrugën Mitrovicë -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti. /InLajmi/