Përkundër faktit se situata e sigurisë në Kosovë vlerësohet të jetë e brishtë, janë trupat e KFOR të cilët përkujdesen vazhdimisht që situata të mbahet nën kontroll, përcjell InLajmi.
Që situata e sigurisë të mbahet e qetë, zyrtarët e KFOR së bashku me institucionet e sigurisë në vend kordinohen për të siguruar që të ketë një mjedis të sigurtë dhe të qetë për të gjithë individët që jetojnë në territorin e Kosovës. Kjo gjë bëhet në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.
Postimi i plotë:
Jemi në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet dhe jemi duke vlerësuar në vazhdimësi situatën e sigurisë në Kosovë. KFOR është i gatshëm dhe i përkushtuar që të vazhdojë të mbajë një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara 1244 nga 1999, dhe lirinë e lëvizjes. /InLajmi/