Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar Ukrainën dhe Andorrën për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, përcjell InLajmi.
Më tutje, Kurti ka thënë se zgjerimi i BE-së është mënyra më e mirë për forcimin e paqes dhe të sigurisë në Evropë dhe rajon. Gjithashtu ai bëri thirrje për dhënien e statusit të kandidatit për Kosovën pa vonesa duke e quajtur Kosovën një nga shtetet më demokratike dhe pro BE në rajon.
Postimi i plotë i tij:
Një moment historik teksa Këshilli i BE votoi për hapjen e bisedimeve për anëtarësim për Ukrainën dhe Andorrën. Zgjerimi i BE , duke përfshirë WB6, është mënyra më e mirë për forcimin e paqes dhe sigurisë në kontinent. Si një nga shtetet më demokratike dhe pro BE në rajon, Kosovës i duhet dhënë statusi i kandidatit pa vonesa të mëtejshme. /InLajmi/