Pas përfundimit të fjalimit të presidentes Vjosa Osmani në kuvend, ka reaguar ashpër deputetja e PDK Ganimete Musliu, përcjell InLajmi.
Në reagimin e saj, Musliu kritikoi Osmanin për mos përmëndjen e të burgosërve në Hagë ku ndërmjet tyre është edhe Hashim Thaçi. Sipas Musliut ky veprim tregon injorancën e presidentes duke e cilësuar atë si një grua të llastuar.
Më tutje, deputetja Musliu u shpreh se nuk bojkotoi fjalimin e Presidentes, por fjalimin e një gruaje që urren një periudhë të lavdishme të Kosovës.
Postimi i plotë:
Vjosa Osmani edhe sot e deshmoj qe nuk mund të jetë më shumë se një Vjosë.
Kur flitet për historinë e Kosovës e nuk përmendet emri i Presidentit qe shpalli Pavarsinë e Kosovës, Presidentit Hashim Thaçi, kjo tregon injorancën dhe urrejtjen patetike të një gruaje të llastuar si Vjosa.
Prandaj unë sot nuk bojkotova adresimin e Presidentit te shtetit tim, bojkotova fjalimin e nje gruaje qe nuk mund të sherohet nga urrejtja patetike ndaj një epoke te lavdishme të historisë. /InLajmi/