Gjatë seancës së Kuvendit ku po shqyrtohet buxheti për vitin 2024, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Advullah Hoti kritikoi vendimin e Qeverisë për shpërndarjen e shtesave 100 euro për fëmijët dhe pensionistët, raporton InLajmi.
Hoti u shpreh se ndonëse ky vendim kushton në buxhetin e Qeverisë, kjo masë e re nuk i jep zgjidhje provlemit. Sipas tij, kjo shtesë mundet ta zgjidhë problemin e familjeve në nevojë vetëm për një fundjavë.
“Ne e pamë dje një vendim që e ka marrë Qeveria që buxhetit të Kosovës i kushton mbi 50 milionë euro dhe nuk e zgjidh problemin. Para 2 viteve, ju kemi dhënë rekomandime këtu në këtë Kuvend kur kemi pas debat parlamentar për shkak të inflacionit që të indeksohen pensionet dhe skemat sociale në mënyrë që së paku të mbrohet shtesa më e ndishme e kësaj shoqërie dhe tash merren vendime në qeveri duke shfrytëzu buxhetin e fundvitit të cilat e zgjidhin problemin e këtyre familjeve vetëm për një vikend të vetëm. Ndërkohë, që ky amandament kërkon që të indeksohen për normën e inflacionit dhe të mbrohet fuqia blerëse e këtyre familjeve”. Tha ai
Më tutje deputeti Hoti shprehet se një zgjidhje afatgjatë është e domosdoshme për shkak se përqindja e buxhetit familjar që shkon për ushqime ka pasur një rritje. Gjithashtu në rritje ka qenë edhe numri i familjeve në varfëri.
“Raporte kredibile vendore dhe ndërkombëtare tregojnë se numri i familjeve në varfëri është rrit me 10% për shkak të inflacionit të lartë në 2 vitet e fundit. Përqindja e buxhetit të familjeve që shkon për produkte ushqimore është rrit nga 38 në afër 60%, prandaj kjo është e domosdoshme që të bëhet zgjidhje afatgjate. Prandaj ky amandament mundëson që të zgjidhet problemi më afatgjatë e jo me ndihma të njëhrshme që e zgjidhin problemin e këtyre familjeve veç për një vikend”, ka deklaruar Hoti.
Pavarësisht këtyre argumentave amandamenti i Hotit nuk pati mbështetje pasi vetëm 22 deputetë votuan pro e 56 kundër dhe 3 abstenuan. /InLajmi/