Tifo grupi i Shqipërisë, ka paralajmërua që me fillim nga ora 18:00, në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë do të ketë një organizimi madhështor.
20 vjet TKZ është një rrugëtim i gjatë. Në çdo stadium shqiptar dhe të huaj ku kemi shkuar, ne kemi qenë aty për dhe me Kombëtaren tonë.
“Ndërkohë që Kombëtarja është rritur profesionalisht dhe sapo e ka siguruar kualifikimin e saj të 2-të në Kampionatin Europian të Futbollit, edhe ne, Tifozat Kuq e Zi, jemi rritur. Misioni ynë i përhershëm është që ne të jemi gjithmonë të pranishëm aty ku luan ekipi ynë kombëtar, me një përkrahje të fortë dhe të palëkundur, pavarësisht nëse luan kundër një ekipi të madh apo të vogël në emër dhe pa marrë parasysh nëse loja luhet larg apo afër”, shkruan Lajmi.net
“Në shi apo në diell, me fitore apo me humbje, ne kemi qenë gjithmonë aty, në mbështetje të ngjyrave kuq e zi: kudo ku është ngritur flamuri ynë kombëtar, aty kemi qenë të pranishëm ne, Tifozat Kuq e Zi, të rreshtuar pas banerit tonë “TIFOZAT KUQ E ZI” dhe “O SA MIRË ME QENË SHQIPTAR!”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e tyre.