• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 5 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

BE përmes ndihmës ekonomike “parandalon” orientimin e Ballkanit kah Rusia

Alia Ferunaj nga Alia Ferunaj
13 December 2023
në Bota, Rajon
0 0
0
BE përmes ndihmës ekonomike “parandalon” orientimin e Ballkanit kah Rusia
0
SHPERNDARJE
30
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk do t’u thuhen data konkrete për anëtarësimin. Por Brukseli dëshiron të përdorë të paktën ndihmën ekonomike për të parandaluar që Ballkani të orientohet nga Kina dhe Rusia.

“Duket të jetë një ndjesi pak a shumë si ajo e fëmijëve natën e Krishtlindjes që presin me padurim dhuratat“, thotë një nëpunës i lartë i BE-së në valën e përgatitjeve për takimin e nivelit të lartë të BE-së me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë anëtarësimin. Dhuratat e mundshme të ambalazhuara bukur do t’u tregohen sot (13.12.2023) në Bruksel krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së nga Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Por në fakt, se kush do të marrë çfarë konkretisht do të vendoset të enjten (14.12.2023) në samitin e 27 anëtarëve të BE-së pa praninë e vendeve të Ballkanit.

Data konkrete për anëtarësimin e Shqipërisë, të Serbisë, të Malit të Zi apo të Maqedonisë së Veriut nuk do të përmenden. Me këto 4 shtete Komisioni i BE-së po negocionon për përshtatjen e legjislacionit, shtetëndërtimit dhe praktikave qeverisëse sipas normave të BE-së. Presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel në një fjalim në Bled të Sllovenisë u shpreh për një afat antarësimi në vitin 2030. Por këtë afat BE asnjëherë nuk e ka përfshirë zyrtarisht në deklaratat e samiteve të veta. Kancelari gjerman Olaf Scholz ka kërkuar rritjen e shpejtësisë për procesin e zgjerimit, po as ai nuk është shprehur konkretisht.

Më shumë vrull për zgjerimin?

Në Bruksel janë të një mendimi se diskutimi për pranimin e 6 shteteve të Ballkanit ka marrë hov vetëm qëkurse Rusia sulmoi Ukrainën. Si rrjedhojë është vendosur më në fokus aspekti i politikës së sigurisë dhe gjeostrategjisë në debatin për zgjerimin. „Ndihet një energji e re”, tha një nëpunës i BE-së. Pas sulmit rus ndaj Ukrainës u hapën bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovina u përcaktua si vend kandidat. Por është e paqartë se si mund të fillojnë bisedimet e antarësimit me këtë konstrukt shtetëror jofunksional, ku serbët e Bosnjes besnikë ndaj Rusisë krijojnë trazira. Bosnjë-Hercegovina edhe 28 vjet pas luftrave civile në Jugosllavi ndodhet nën administrim ndërkombëtar.

Fillimisht duhen zgjidhur konfliktet e vjetra

Kosova që u shkëput si shtet nga Serbia, nuk njihet ende as prej Serbisë dhe as nga disa vende anëtare të BE-së, gjë që i ndërlikon hapat zyrtarë drejt bisedimeve të anëtarësimit me BE-në. BE-ja edhe përpara këtij samiti (13.12.2023) u ka kërkuar vendeve të Ballkanit të zgjidhin konfliktet bilaterale në rajon, në mënyrë q ëtë përparojnë në procesin drejt BE-së. Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrin pjesë në samit në Bruksel. Një afrim i vërtetë mes palëve në këtë konflikt Beogradit dhe Prishtinës, që u përshkallëzua këtë vit, sa i përket autonomisë së territoreve me popullsi serbe në Kosovë, nuk e pret askush.

NATO-s iu desh të përforcojë trupat në Kosovë, për të mbajtur nën kontroll situatën mes palëve. Samiti BE-Ballkani Perëndimor, sipas një projekt-deklarate përfundimtare, pritet t’u kërkojë të dyja palëve, që të zbatojnë më në fund marrëveshjen për normalizimin e raporteve të vendosur prej kohësh. I ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, do t’i vazhdojë përpjekjet e ndërmjetësimit mes Serbisë dhe Kosovës. Pa pajtim nuk parashikohet as anëtarësimi i Serbisë dhe as i Kosovës në BE.

Bazuar në raportet e progresit të BE-së të publikuara në nëntor të 6 vendet e Ballkanit po bëjnë pak a shumë shpejt hapa për përmirësimin e shtetit ligjor, për mirëqeverisje dhe për të luftuar më mirë korrupsionin, Por suksese të mirëfillta mbi këto deficite të konstatuara nuk ka pasur gjatë këtij viti. Kapitujt e bisedimeve vërtetë janë hapur, por nuk kanë mundur të përfundohen. Me Shqipërinë është bërë ndërkohë një inventarizim i proceseve, në mënyrë që të mund të nisin shpejt bisedimet konkrete. Por këto aktualisht po pengohen nga Greqia, që debaton lidhur me çështjen e postit të kryebashkiakut në Himarë. Përparimet në bisedimet e anëtarësimit mund të avancojnë vetëm përmes vendimeve unanime. Secili vend anëtar i BE-së mund të vendosë veton, gjë që pengon bisedimet.

Stimuj për ekonominë

Pavarësisht vështirësive BE-ja ka konstatuar përpara samitit disa gjëra që po funksionojnë. Në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë, është themeluar një degë e Universitetit Evropian të Bryzhës. 500 studentë mësojnë ndërkohë në të. Komisioni i BE-së dhe vendet anëtare të BE-së duan të venë tani në dispozicion bursa të tjera për këtë Kolegj Evropian. Bashkëpunimi i universiteteve në BE me shkollat e larta në rajonin e Ballkanit duhet të zgjerohet.

BE-ja ka konceptuar disa programe, për të nxitur rritjen ekonomike, inovacionin, infrastrukturën dhe investimet në Ballkan. Në nëntor të këtij viti presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen shpalli një program zhvillimi ekonomik në vlerën e 6 miliardë eurove deri në vitin 2027, që ka për synim t’i mundësojë Ballkanit përpara një anëtarësimi zyrtar avantazhet e tregut të brendshëm të BE-së, qarkullimin e lirë të mallrave dhe personave. „Potenciali i këtij plani zhvillimi është i jashtëzakonshëm”, theksoi Ursula von der Leyen për projektin e saj. “Plani i zhvillimit mund ta dyfishojë rendimentin ekonomik të Ballkanit Perëndimor në 10 vitet e ardhëshme”, premtoi ajo në nëntor në Bruksel.

Kina dhe Rusia si konkurrentë

Që nga tetori i këtij viti janë ulur ndjeshëm tarifat Roaming për telefoninë mobile mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit. Nga viti i ardhshëm për herë të parë qytetaret dhe qytetarët e të gjitha këtyre vendeve mund të udhëtojnë pa viza në BE. Me ndihmën e furnizimeve me energji dhe zgjerimin e sistemeve të energjive të rigjenerueshme BE-ja dhe shtetet e Ballkanit duan të lidhen edhe më ngushtë dhe të shmangin ndikimin gjeostrategjik të konkurrentëve si Kina dhe Rusia në Ballkan. Sipas një analize të Fondacionit Shkenca dhe Politika në Berlin BE-ja është me diferencë të madhe kundrejt Kinës dhe Rusisë partneri kryesor tregtar në të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në investimet direkte spikasin Serbia dhe Mali i Zi. Vitet e fundit Kina ka mundur t’i rrisë dukshëm investimet në Serbi duke u renditur e 2 pas vendeve anëtare të BE-së. Në Mal të Zi Rusia ka qenë pas BE-së investuesja më e madhe, por ndërkohë Mali i Zi pas invazionit të Rusisë në Ukrainë po përpiqet të shkëputet, vërejnë ekspertët e Fondacionit Shkenca dhe Politika, shkruan DW.

Në samitin BE – Ballkan në Bruksel drejtuesit e BE-së duan ta bindin edhe Serbinë, që të bashkohet me deklaratën e përbashkët, në të cilën do të theksohen objektivat e politikës së jashtme të BE-së dhe refuzimi ndaj Rusisë. Gjithashtu të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’u bashkohen sanksioneve ndaj Rusisë. Konsiderohet si e vështirë që presidenti serb me tendenca autokratike Alexandar Vuçiq të bashkohet me ketë kurs. Gjithësesi Serbia merr energji me çmim shumë të leverdisshëm nga Rusia: Nëpunësit e BE-së në Bruksel lidhur me këtë mendojnë, se Serbisë asgjë nuk do t’i imponohet në samit. Bisedimet e antarësimit me Beogradin vazhdojnë, edhe pse Beogradi nuk e ka ndjekur deri tani politikën e jashtme të BE-së.

Tags: Anëtarësimi në BEBESamiti BE - Ballkani Perëndimor
Postimi i mëparshëm

Hoti pyet Kurtin: A ka marrë Elektroserver licencë nga ZRRE?

Postimi tjetër

Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit në Kosovë

Të ngjajshme Postime

Djali i Netanyahut sulmon Katarin, e quan Emirin e vendit “Hitler modern”
Bota

Djali i Netanyahut sulmon Katarin, e quan Emirin e vendit “Hitler modern”

4 August 2025
The National: Tirana në 48 orë, vizitoni atraksionet kryesore të kryeqytetit plot jetë të Shqipërisë
Shqipëri

The National: Tirana në 48 orë, vizitoni atraksionet kryesore të kryeqytetit plot jetë të Shqipërisë

4 August 2025
Italia gjobit me 1 milion euro gjigantin kinez të modës Shein
Bota

Italia gjobit me 1 milion euro gjigantin kinez të modës Shein

4 August 2025
Kamioni përplaset me autokolonën në Itali, tre të vdekur dhe 15 të lënduar
Bota

Kamioni përplaset me autokolonën në Itali, tre të vdekur dhe 15 të lënduar

4 August 2025
“Shqiptar i mirë është shqiptar i vdekur”, Prokuroria e Kumanovës nis hetimet për thirrjet antishqiptare
Maqedonia e Veriut

“Shqiptar i mirë është shqiptar i vdekur”, Prokuroria e Kumanovës nis hetimet për thirrjet antishqiptare

4 August 2025
“Burri që mori miliona jetë dhe shkatërroi timen”, vajza sekrete e Putinit e kritikon atë për luftën në Ukrainë
Bota

“Burri që mori miliona jetë dhe shkatërroi timen”, vajza sekrete e Putinit e kritikon atë për luftën në Ukrainë

4 August 2025
Postimi tjetër
Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit në Kosovë

Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit në Kosovë

Lajmet e fundit

5 arsyet pse marrëdhënia juaj po prishet

5 arsyet pse marrëdhënia juaj po prishet

5 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 5 gusht ndër vite?

5 August 2025
Qofte Role e mbushur me spinaq dhe djathë – Receta plot shije

Qofte Role e mbushur me spinaq dhe djathë – Receta plot shije

5 August 2025
Mot me diell dhe vranësira

Mot relativisht i freskët, me vranësira e intervale kohore me diell

5 August 2025
Modric lavdëron Taren: Më bindi të vij te Milani

Modric lavdëron Taren: Më bindi të vij te Milani

5 August 2025
Letra emocionuese që Charles i dërgoi princeshë Dianës një ditë para dasmës

Letra emocionuese që Charles i dërgoi princeshë Dianës një ditë para dasmës

5 August 2025
Lindsay Lohan thotë se kjo ngjarje e frikshme në rininë e saj po i ndikon në rritjen e djalit: “Kam PTSD”

Lindsay Lohan thotë se kjo ngjarje e frikshme në rininë e saj po i ndikon në rritjen e djalit: “Kam PTSD”

4 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu