Qeveria e Kosovës ka ndarë 4 milion euro ndihmë për rimëkëmbje ekonomike bizneseve dhe bujqëve që kanë pësuar dëme nga vërshimet në shtator të vitit të kaluar dhe janar të këtij viti, raporton InLajmi.
Ministri i Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati, gjatë arsyetimit të vendimit para kabinetit qeveritar theksoi se nga shuma më e lartë që do të përfitojnë bizneset dhe bujqit është 20.000 euro.
“Me këtë vendim, mbështetja do të bëhet vetëm për bizneset dhe bujqit. Pra në mbledhjen e kaluar kishim për ekonomitë familjare, ndërsa tani për bujqit apo fermerët dhe për bizneset dhe gjithashtu do të mbajë përqindjen e mbështetjes deri në 90 për qind të dëmeve të vlerësuara dhe do të ketë edhe një tavan, pra deri në 20 mijë euro. /InLajmi/