Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Forumin e Dohës me ftesën Tamim bin Hamad Al Thani, i cili është Amiri i shtetit të Katarit.
“E kënaqur që u ktheva Katar dhe u bashkova me liderët e tjerë në Doha Forum me ftesë të Lartësisë së Tij Tamim Bin Hamad”, ka shkruar presidentja.
Në këtë forum, Osmani ka theksuar rëndësinë e partneritetit në sfidat aktuale globale. Ajo ka diskutuar për lundrimin e sfidave globale dhe përpjekjet për të arritur paqen dhe sigurinë e tyre.
“Në forum, unë do të diskutoj rëndësinë e partneriteteve në lundrimin e sfidave aktuale globale, si dhe përpjekjet e Kosovës për paqen dhe sigurinë e qëndrueshme”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.