Tirana priti këtë të shtunën anëtarët e Komitetit Olimpik Mesdhetar, që për herë të parë zhvillojnë mbledhjen e Bordit në Shqipëri.
I pranishëm ishte edhe kryeministri Rama, i cili tha se është nder për kryeqytetin europian të sportit 2023 të presë anëtarët e Komitetit Olimpik Mesdhetar.
“Është hera e parë që kemi nderin që të mirëpresim miq kaq të nderuar nga bota e sportit. Nuk e marrim me kaq lehtësi këtë gjë. Ju jeni këtu nga tre kontinente dhe Tirana është kryeqyteti Europian i sporteve për vitin 2023, kështu që festojmë prezencën tuaj në Shqipëri. Do doja të sigurohesha që ju jeni mirëpritur mirë dhe garancia jonë është z.Fidel, i cili është edhe presidenti ynë vizionar. Në saj edhe të tij po bëhet një punë shumë e mirë”.
Rama tha se do të mbështesë Kosovën në organizimin e lojërave mesdhetare për vitin 2030, shkruan TopChanel.
“Ne jemi të angazhuar të mbështesim Kosovën, kandidaturën e saj për lojërat mesdhetarë të vitit 2030. Dhe siç u informova edhe nga presidenti i kësaj organizate, në lojërat e para olimpike që do të ndodhin në Shqipëri, në Prishtinë dhe në Durrës, do të jemi shumë krenar për vendimin që është marrë. E dimë që ky vendim nuk është shumë i lehtë për ju, por ju merrni vendime si njerëz të sportit se nëse do ishit njerëz të politikes nuk do ishte kaq e lehtë ta merrnit këtë vendim”, u shpreh Rama.