Agim Shahini kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit tha në një intervistë për “Good Morning Albanians” se vetëm vitin e fundit në Kosovë janë punësuar mbi 5 mijë punëtorë të huaj.
Ai tha se fuqia punëtore ka ardhur nga vende të ndryshme si Kina, Filipinet, Bangladeshi.
“Punëtorët e sektorit privat kanë thënë se punojnë më shumë se 8 orë dhe nuk paguhen. Në të kaluarën edhe ka ndodhur, por kohët e fundit, kur ne si aleancë e biznesit kemi kërkuar rritjen e pagave në sektorin privat, rritjen e kushteve për punëtorët dhe kemi kërkuar të kenë në konsideratë fuqinë punëtore më shume” tha ai për Euronews Albania.
#Tani ka filluar të vijë fuqia punëtore edhe nga Kina dhe nga Filipinet edhe nga Bangladeshi edhe nga Turqia, aktualisht ka mbi 5 mijë punëtorë që kanë ardhur nga jashtë vetëm vitin e fundit. Shumica prej tyre sipas studimit tonë punësohen në Kosovë si tranzit”,-tha Agim Shahini.
