Kryeministri Albin Kurti, tha se pavarësia ekonomike e grave është një shkallë e rëndësishme drejt zhvillimit dhe lirisë individuale.
“Pavarësia ekonomike e grave është shkallë e rëndësishme e sigurisë dhe mirëqenies. Për këtë kemi hartuar e zbatuar një sër masash e politikash. Në kohën e pandemisë kur grave sipërmarrëse u ofruam kredi investime që ta kenë të lehtë operimin në treg. Vitin e kaluar siguruam që secila familje të ketë të ardhme më të mirë dhe përfituan mbi 2000 familje që nuk e kishin askënd të punësuar”,tha Kurti sot në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore’.
Sipas tij, kësaj skeme po i shtohet edhe një veqori e re që ka cak punësim i të mbiejtuarave të dhunë në familje.
“Nga sot të gjitha gratë që ishin të dhunuara, do të mund të jenë përfitues të kësaj skeme. Ata duhet të drejtohen në zyret e komunave përkatëse. Pas regjistrimit, këshilltarët e punësimit do të angazhohen te bizneset që ofrojnë punë. MPFT do ta subvencionojnë pagën prej 70% për 6 muaj me radh. Kur gratë janë në gjendje ta sigurojnë mbijetesën e kanë më të lehtë të kalojnë sfidën që e kishin pasur” tha Kurti.