Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka kritikuar deputetin e LDK-së, Avdullah Hotin, duke thënë se “është manipulu më i madhe në mesin e manipulantëve më të mëdhenj në skenën politike kosovare”.
Ky cilësim ndaj Hotit erdhi, pasi Peci e komentoi në “Debat Plus” në Dv Dukagjini kritikën e ish-kryeministrit për mos-subvencionim të fermerëve gjatë 3 mujorit të parë të këtij viti.
“Zotëria në fjalë ka qenë kryeministër dhe kur e ka aprovuar buxhetin e viti 2021 fermerëve të Kosovë s’u kanë mbet 40 milionë euro, ndërsa 24 milionëshi i janar-mars 2021 është vetëm kompensim i vetëm një pjesës ose gjysma e obligimeve që u ka mbet. Ndërsa 2022 ne nuk kemi mund me alooku mjete në kategorinë as të subvencione e as të granteve pr shka se përfundimi i vitit 2022, në këtë rast raportin kontraktual në mes fermerin dhe ministrisë ka qenë zero, zero.
Janë kompensu 280.222 fermerëve me vlerë në grante dhe subvencione 70 milionë euro dhe nuk i kemi borxh asnjë fermeri. Ndërsa ky manipulatori del ma manipulime e tilla për shkak se në 3 mujorshin e parë nuk ki qysh me disporzu subvencione për shkak se hartimi i programit ti merr një muaj, udhëzimi administrativ, dëgjimi publik dhe paraprak i ka 28 ditë që i bie fundi i shkurtit. Hapja e shpalljes publike zgjat 30 deri 40 ditë që i bie futemi në prill. Matjane vjen procesi i vlerësimit administrative dhe i kontrollit. Pagesat e para në fatin kohor mund të realizohen në korrik ose gusht nuk ka shanca teorike të realizohen më herët”, ka thënë Peci.