Me rastin e 150 vjetorit të themelemit të Ferizaj, kryetari i kësaj Komune, Agim Aliu ka shpërndarë dekoratën “Nderi i Qytetit” për mjekun e njohur Sylejman Rexhepi, përcjell InLajmi.
Aliu shprehet se doktor Rexhepi gjatë jetës së tij ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në shëndetësinë në Ferizaj e ka përfaqësuar ideale të larta të humanizmit e atdhedashurisë.
Kjo dekoratë i është dhënë mjekut Sylejman Rexhepi pas vdekjes së tij.
Postimi i plotë i tij:
Në shënim të 150 vjetorit nga themelimi i Ferizajt, me kontribut të jashtëzakonshëm në shëndetësinë ferizajase e tillë është veprimtaria e mjekut të çmuar, ku me respekt e vlerësim për kontributin e çmueshëm, ndava dekoratën NDERI I QYTETIT”, pas vdekjes
për DR. SYLEJMAN REXHEPI
Për kontributin historik për shëndetësinë në Ferizaj, në përfaqësim të idealeve të larta të humanizmit e të atdhedashurisë. /InLajmi/