Analisti i Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Institutin e Evropës së Re Jakub Bielamowicz ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Jashme gjermane Annalena Baerbock, rreth kritikave të saj ndaj Vuçiq, përcjell InLajmi.
Bielamowicz e cilësoi ministren si një nga të vetmet e cila flet realitetin për sa i përket regjimit në Beograd.
Më tutje në reagimin e tij, analisti përkrahu ministren për kritikat ndaj presidentit serb për afrimitetin e tij me Rusinë dhe nxitjen e tensioneve me Kosovën.
Postimi i tij i plotë:
Ministria e Jashtme gjermane Annalena Baerbock mund të thuhet se ndoshta është e vetmja ministre e jashtme e BE që flet qartë rreth regjimit të Beogradit. Sot ajo kritikoi Vuçiq për afrimin me Rusinë, nxitjen e tensioneve në Kosovë dhe vendosjen në disavantazh të opozitës përpara zgjedhjeve të 17 Dhjetorit. /InLajmi/