• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 24 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Radojkoviq: Politikanët në Serbi po përdorin sërish Kosovën në fushata zgjedhore

Antigona Selimi nga Antigona Selimi
6 December 2023
në KRYESORE
0 0
0
Radojkoviq: Politikanët në Serbi po përdorin sërish Kosovën në fushata zgjedhore
0
SHPERNDARJE
102
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

BE ka një imazh gjithnjë e më të keq në Serbi, ndaj “rruga evropiane” nuk është më moto e partive në fushatë. Kosova është sërish një nga temat kryesore.

2 javë para zgjedhjeve, është e qartë se çështja e “rrugës evropiane” të Serbisë nuk luan pothuajse asnjë rol në fushatë. Nga ana tjetër, tema e Kosovës është në krye të prioriteteve dhe as autoritetet nuk mund ta shmangin atë, edhe nëse do të dëshironin. Këto 2 gjëra, që flitet pak për BE-në dhe shumë për Kosovën, janë të lidhura ngushtë mes vete.

“Regjimi thjesht nuk mund të ndikojë në disa gjëra”, thotë historiani dhe politologu Stefan Radojkoviq. Çështja e Kosovës po merr një hapësirë ​​të madhe në fushatë, kryesisht për shkak se SHBA-ja dhe BE-ja po “ushtrojnë presion” këtë vit përmes marrëveshjeve të paraqitura në Bruksel dhe Ohër, duke thënë hapur se presin 1 njohje de facto të pavarësisë së Kosovës nga Beogradi, thotë Radojkoviq.

”Ata insistuan në planin franko-gjerman, i cili për pasojë u bë shumë i pranishëm në mediat serbe”, thotë ai për DW. Gjithashtu, qëndrimi i Albin Kurtit ndaj komunitetit serb është i tillë që edhe mediat kryesore në Serbi duhet t’i kushtojnë hapësirë.

Kosova dhe temat e përditshme

Një thënie e vjetër e analistëve dhe anketuesve në sondazhe, e cila përsëritet nga fushata në fushatë, është se Kosova është më pak e rëndësishme për votuesin mesatar sesa çështjet e “jetës së përditshme”. Por në një moment çështja e Kosovës imponohet si më e rëndësishmja.

“Prioriteti i votuesit është lufta kundër papunësisë, standardi më i mirë i jetës dhe stabiliteti ekonomik”, thotë Aleksandar Ivkoviq nga Qendra për Politikë Bashkëkohore.

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit është në vendin e 2, ndërsa Kosova në vendin e 3, nëse në Kosovë nuk shpërthen kriza. Por pikërisht në raste të tilla rritet interesimi për këtë temë”, tha Ivkoviq për gazetën “Blic”.

Për këto çështje “jetike” insiston edhe në këtë fushatë qeveria e Aleksandar Vuçiqit. Në takimin e madh parazgjedhor në Arenën e Beogradit, në fjalime përsëri u përmendën më shpesh rrugët, hekurudhat, stadiumet, vendet e punës dhe pagat. Por, asnjë nga folësit, sidomos Vuçiq, nuk harroi të flasë për “mbrojtjen e integritetit territorial”, duke thënë se “nuk do ta pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës”.

Sipas Stefan Radojkoviq, qeveria u godit nga një “stuhi” që mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve. Së pari, lufta në Ukrainë solli presion të madh, e më pas nisi rritje të çmimeve që prekin qytetarët. E presioni vazhdon edhe për “zgjidhjen” e çështjes së Kosovës.

Radojkoviq thotë se partitë e djathta e kanë nuhatur këtë si një moto për të fituar pikë në fushatë. “Nëse partitë e djathta ose konservatore morën disa vota vitin e kaluar për çështjen e luftës në Ukrainë në të cilën Serbia nuk ka asnjë rol atëherë në mënyrë të pashmangshme del edhe çështja e Kosovës, e cila është shumë më afër”

“Është gjithashtu e qartë së shumica e votuesve kanë qëndrime negative ndaj çdo propozimi perëndimor,” shton ai.

Zgjedhësit e Vuçiqit

Shumë vëzhgues e interpretuan edhe kthimin e ish-presidentit Tomislav Nikoliq në fushatën e Partisë Përparimtare Serbe si 1 përpjekje për të rikthyer votuesit e lëkundur të SNS. Sepse, shikuar nga sondazhet, Vuçiq nuk i ka kartat më të fuqishme në dorë, kur është fjala për temën e Kosovës.

Sipas 1 sondazhi të bërë në tetor nga New Serbian Political Thought (NSPM), vetëm 14% votuesve besojnë se “pozita e Serbisë dhe serbëve” në Kosovë është më e fortë me këtë qeveri në Beograd, ndërsa rreth 50% mendojnë se është më e dobët.

“Shumë thonë se elektorati i Vuçiçit është korruptuar në një farë mënyre. Por ai megjithatë është i ankoruar në spektrin e djathtë”, thotë Radojkoviq. “Ata gjithashtu kanë njëfarë pasigurie në lidhje me politikën e Vuçiqit për Kosovën ku ka shumë të panjohura”.

Radojkoviq vëren se edhe lista pro-evropiane “Serbia kundër dhunës” ka mbajtur qëndrim më të ashpër ndaj Kosovës. Radojkoviq i referohet raportit të fundit të DW për vizitën e përfaqësuesve të kësaj liste pro-evropiane në Berlin.

Aty Borko Stefanoviq, SSP ka thënë se ky koalicion do të ruajë “pikëpamjen kushtetuese” të Kosovës dhe se nuk është i detyruar të mbajë premtimet që Vuçiq u ka dhënë përfaqësuesve evropianë me dyer të mbyllura.

Kosova është një lloj “pule e artë” në fushatën e shumë partive, ndërsa për listën më të fortë qytetare ndër temat e fuqishme janë edhe çështjet e dhunës, krimit dhe korrupsionit, e deri tek varfërimi i qytetarëve.

BE është një temë për “kamikazët”

Burimet e DW thonë se partitë janë të vetëdijshme se Bashkimi Evropian nuk është temë e mirë që sjell pikë në fushatë. Sepse rruga drejt BE-së po zgjat shumë, e politikanët evropianë shumë shpesh e mbështesin Aleksandar Vuçiçin në këto çështje. Ndërkohë që tani politikanët kryesorë nga BE-ja po kërkojnë haptazi njohjen de fakto të Kosovës.

Politologu Srgjan Cvijiq, një ekspert i mirë i Bashkimit Evropian, thotë se vetëm një “kamikaz politik” do ta kishte çështjen e anëtarësimit në BE në krye të fushatës.

“Sepse të gjitha mediat nën kontrollin e regjimit janë anti-BE dhe antiperëndimore. Çfarë do t’i sillte një partie opozitare kacafytja me tabloidet e Vuçiqit?”, tha Cvijiq për DW.

“BE-ja nuk është temë e rëndësishme e fushatës. Mund të jetë tronditëse për dikë nga jashtë, por nuk është. Ka shumë çështje të tjera më urgjente në rend dite”, thotë ai, duke përmendur shembujt e krimit, dhunës dhe çështje të tjera që nxitën protesta masive pranverën e kaluar.

Ndërsa çëshjta e BE në sondazhe nuk ka qenë kurrë më keq. Sipas NSPM, vetëm 39% e qytetarëve mbështesin anëtarësimin e Serbisë në BE, ndërsa 51% janë kundër.

A ka ndonjë tjetër rrugë evropiane?

Shumë gjëra tregojnë se Beogradi zyrtar nuk po shkon më drejt BE-së. Sipas raportit të publikuar nga Ministria e Integrimeve Evropiane, nga vera e vitit 2022 deri në verën e vitit 2023, Serbia ka miratuar vetëm 27% të rregulloreve të planifikuara ligjore të kërkuara nga BE. Pas ardhjes në pushtet të SNS-së, në gjysmën e parë të vitit 2013, janë miratuar rreth 85% e rregulloreve. Gazetari Boshko Jakshiq mendon, se “një pjesë e përgjegjësisë, jo e vogël, i takon edhe Bashkimit Evropian”.

“Perëndimi po nxiton të normalizojë marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. Gjithçka tjetër është për ta e parëndësishme”, përfundon Jakshiq.

Tags: Aleksander ViçiqStefan RadojkoviçZgjedhjet në Serbi 2023
Postimi i mëparshëm

Aksidenti në Filipine, 16 persona të vdekur nga rënia e autobusit

Postimi tjetër

Avokati Gashi: Motivi i vrasjes së Liridonës kurrë nuk do të dihet, po ju “ekspertë” a ja u tha Naimi?

Të ngjajshme Postime

Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë
KRYESORE

Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë

24 December 2025
Jashari uron festat e fundvitit: FSK do mbetet e përkushtuar në misionin e saj fisnik
KRYESORE

Jashari uron festat e fundvitit: FSK do mbetet e përkushtuar në misionin e saj fisnik

24 December 2025
Sot mbyllet rruga në Serbi në drejtim të Kosovës, qytetarët këshillohen të përdorin rrugë alternative
KRYESORE

Sot mbyllet rruga në Serbi në drejtim të Kosovës, qytetarët këshillohen të përdorin rrugë alternative

24 December 2025
Varroset sot Shemi i grupit “Ilirët”
KRYESORE

Varroset sot Shemi i grupit “Ilirët”

24 December 2025
“Duan partner të parashikueshëm dhe të besueshëm”, Hamza flet për porositë amerikane
KRYESORE

“Duan partner të parashikueshëm dhe të besueshëm”, Hamza flet për porositë amerikane

23 December 2025
Abdixhiku për të ardhmen e Kosovës: Mundemi me investu në teknologji informative, ose me festu me guma
KRYESORE

Abdixhiku për të ardhmen e Kosovës: Mundemi me investu në teknologji informative, ose me festu me guma

23 December 2025
Postimi tjetër
Avokati Gashi: Motivi i vrasjes së Liridonës kurrë nuk do të dihet, po ju “ekspertë” a ja u tha Naimi?

Avokati Gashi: Motivi i vrasjes së Liridonës kurrë nuk do të dihet, po ju “ekspertë” a ja u tha Naimi?

Lajmet e fundit

Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë

Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë

24 December 2025
Jashari uron festat e fundvitit: FSK do mbetet e përkushtuar në misionin e saj fisnik

Jashari uron festat e fundvitit: FSK do mbetet e përkushtuar në misionin e saj fisnik

24 December 2025
Ulutash pret Kingjin, vlerëson kontributin e Shqipërisë në misionin e KFOR-it

Ulutash pret Kingjin, vlerëson kontributin e Shqipërisë në misionin e KFOR-it

24 December 2025
Fetah Paçarizi pas takimit me mësimdhënës: Arsimi cilësor do të jetë një nga shtyllat kryesore të programit tonë

Fetah Paçarizi pas takimit me mësimdhënës: Arsimi cilësor do të jetë një nga shtyllat kryesore të programit tonë

24 December 2025
Vuçiq i paralajmëron ambasadorët serbë se “ka nisur një valë e njohjeve të Kosovës”: Të veprojmë, jemi mbështetur për muri

Vuçiq i paralajmëron ambasadorët serbë se “ka nisur një valë e njohjeve të Kosovës”: Të veprojmë, jemi mbështetur për muri

24 December 2025
Shqipëria merr sistemet Javelin nga ShBA-ja

Shqipëria merr sistemet Javelin nga ShBA-ja

24 December 2025
Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj

Aksident në Rudar: 5 të lënduar, 2 prej tyre policë – një fëmijë në gjendje të rëndë

24 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu