• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 13 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Popovci: PISA tregon se gjendja në arsim nuk është aspak e mirë

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
5 December 2023
në Kosovë
0 0
0
Popovci: PISA tregon se gjendja në arsim nuk është aspak e mirë
0
SHPERNDARJE
186
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Dështimi në PISA, Pupovci: Brengosëse që nxënësit nuk e plotësojnë kriterin minimal të leximit Kosova ka ngelur sërish në PISA.

Kosova ka zënë vendin e 76-të nga 80 shtete pjesëmarrëse për lexim, vendin e 77-të nga 80 për shkencë ndërsa diçka më mirë ka performuar në matematikë, duke u renditur e 73-ta nga 80 vende. Ish zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci ka thënë se është brengosëse rritja e përqindjes së nxënësve që nuk e plotësojnë kriterin minimal të aftësive në leximit, matematikë dhe shkencë.

PISA sot ka publikuar rezultatet e testimit për vitin 2022, sipas të cilave Kosova del pothuajse në fund të tabelës. Sa iu përket rezultateve në matematikë, Kosova renditet në vendin e 7-të prej fundit të listës, në shkencë renditet e katërta prej fundit, ndërsa sa i përket leximit, zë fundin e tabelës, me 342 pikë apo 11 pikë më pak se në vitin 2018.

Këto rezultate, ish zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, tha se ishin të pritshme dhe tregon arsyet.

“Rezultati është i pritshëm, pasi kjo gjeneratë e nxënësve është përballur me çrregullime serioze të procesit mësimor prej marsit të vitit 2020 deri në marsin e vitit 2022 kur i janë shtruar testit. Në nivelin global ka rënie të rezultatit në Matematikë në raport me vitin 2018 për 17 pikë të PISA që është pothuaj se e barasvlershme me një gjysmë vjetor, pra këta nxënës kanë humbur një gjysmë vjetor të tërë. Ndërkaq, në Kosovë kjo rënie është 11 pikë të PISA, gjë që nuk është aspak për t’u lavdëruar, pasi edhe ashtu, kemi qenë me rezultat të ulët”, deklaroi Pupovci.

Mirëpo, Pupovcin e brengos rritja e përqindjes së nxënësve që nuk e plotësojnë kriterin minimal të aftësive në fushën e leximit, matematikës dhe shkencës.

“Ajo që brengosë është rritja e përqindjes së nxënësve që nuk e plotësojnë kriterin minimal të aftësive në fushën e leximit, matematikës dhe shkencës. Ndërsa në vitin 2018 i kemi pasur 77% të nxënësve nën kriterin minimal në Matematikë, tani i kemi 85% dhe e ngjashme është situata në 2 disiplinat tjera” ,tha Pupovci.

Ai ka treguar se çfarë hapa duhet të ndërmerren për përmirësimin e gjendjes në arsim.

“PISA na tregon se gjendjen në sistemin e arsimit nuk e kemi aspak të mirë. Prandaj, hapat duhet të jenë në funksion të përmirësimit të gjendjes, e jo të radhitjes në PISA. Si prioritet duhet të jetë ndërtimi i një sistemi të mirëfilltë të llogaridhënies, duke filluar nga shkolla deri tek nivelet më të larta të vendimmarrjes”, thotë Pupovci.

“Kjo mund të arrihet duke përforcuar inspektimin, si dhe duke i eliminuar anomalitë në testet e jashtme, ku besohet se nxënësit mund të kalojnë pa dije falë kopjimit. Pastaj, duhet të ofrohet më shumë mbështetje për mësimdhënie, duke siguruar mjete mësimore dhe mbështetje profesionale. Në përgjithësi, të gjitha veprimet që çojnë drejt përmirësimit të gjendjes në arsim janë përmbledhur në Strategjinë e Arsimit 2022-2026, e cila duhet të zbatohet me përpikëri dhe me angazhimin e të gjithëve”, shton ai.

Për performancën e dobët, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ia ka lënë fajet pandemisë, duke thënë se një gjë e tillë ka qenë e pritshme, për shkak të mungesës së kushteve.

“Rezultatet të cilat janë bërë publike kanë qenë të pritshme, duke marrë parasysh që e kemi pasur një situatë pas pandemisë, ku mësimi është zhvilluar me probleme. Kjo ka qenë e pritshme. Këtu e shtojmë që pandemia ka sjell sfida të tjera të mësimdhënësit e nxënësit për shkak të mungesës së kushteve. Këtu e shtojmë edhe ndërrimin e qeverisjeve. Por ne e kemi pasur fokus në zhvillimin e politikave për përmirësimin e cilësisë në arsim”, ka thënë Nagavci.

Ndërsa Organizata për Rritjen e Cilësisë së Arsimit ka thënë se analfabetizmi funksional është rritur dhe se numri i nxënësve që nuk kuptojnë të lexuarit, nga 78% sa ka qenë në vitin 2018 është rritur në 83% në vitin 2022.

Në reagim thuhet se në matematikë kriza është thelluar, ndërsa në shkencë nga 76% në vitin 2018, numri i performuesve të dobët është rritur në 79% në vitin 2022.

ORCA thotë se shpreson që këto rezultate ta këndellin kryeministrin dhe Qeverinë e Kosovës, shkruan GazetaExpress.

“ORCA shpreson që këto rezultate ta këndellin Kryeministrin e Republikës dhe Qeverinë e tij, ndonëse nuk beson se një gjë e tillë do të ndodhë pasë parasysh orientimin e Qeverisë, e cila nuk konsiston në reforma radikale, por vetëm në fasadë që në ditë si kjo shembet para syve tanë”.

Tags: Dukagjin PupovciMinistria e ArsimitPISA
Postimi i mëparshëm

Kërkesa për largimin e kryetarëve në Veri, deklarohen nga KQZ-ja

Postimi tjetër

Krasniqi: Nuk kemi asgjë zyrtare për peticionin për shkarkimin e kryetarëve të Komunave në Veri

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
Jana Arsovska: Dimal Basha është përgjegjës vetëm për një kapitull të artikullit
Kosovë

Jana Arsovska: Dimal Basha është përgjegjës vetëm për një kapitull të artikullit

28 August 2025
Abdixhiku: Viti i ri shkollor nis me të njëjtat probleme, qeveria Kurti s’bëri asnjë përmirësim
Kosovë

Abdixhiku: Viti i ri shkollor nis me të njëjtat probleme, qeveria Kurti s’bëri asnjë përmirësim

28 August 2025
Sopi nga OVL-UÇK: Mund të ketë protesta deri në shkarkimin e Bashës – s’e ka detyruar askush ta shkruajë artikullin
Kosovë

Sopi nga OVL-UÇK: Mund të ketë protesta deri në shkarkimin e Bashës – s’e ka detyruar askush ta shkruajë artikullin

27 August 2025
Përditësimi i fundit, deri në 2 orë po zgjasin pritjet për të dalë nga Kosova
Kosovë

Përditësimi i fundit, deri në 2 orë po zgjasin pritjet për të dalë nga Kosova

27 August 2025
Aksident i rëndë mes 3 automjeteve në tunelin e Kalimashit, humbin jetën 2 kosovar
Kosovë

Të shtëna me armë zjarri në Obiliq, policia jep detaje

27 August 2025
Postimi tjetër
Krasniqi: Nuk kemi asgjë zyrtare për peticionin për shkarkimin e kryetarëve të Komunave në Veri

Krasniqi: Nuk kemi asgjë zyrtare për peticionin për shkarkimin e kryetarëve të Komunave në Veri

Lajmet e fundit

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

29 August 2025
George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

29 August 2025
Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

29 August 2025
Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 28 gusht ndër vite?

28 August 2025
Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

28 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu