Organizata “Integrimi Evropian i Kosovës” ka publikuar disa informacione të rëndësishme rreth lëvizjes pa viza në zonën Shengen pas datës 1 Janar 2024, përcjell InLajmi.
Në njoftim thuhet se për të lëvizur lirisht duhet që pasaporta të ketë afat të mjaftueshëm. Pasaporta duhet të ketë së paku vlefshmëri për 3 muaj pas datës së planifikuar të largimit nga zona Shengen.
Njoftimi i plotë i Integrimi Evropian i Kosovës:
Si funksionon rregulli i 3 muajve afat në pasaportë për të hyrë në zonën Shengen? 
Për të hyrë në zonën Shengen, është e rëndësishme të keni një pasaportë me afat të mjaftueshëm. Pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme për së paku tre muaj pas datës së planifikuar të largimit nga zona Shengen. Për shembull, nëse planifikoni të hyni në zonën Shengen më 1 mars, 2024 dhe deklaroni tek policia kufitare se do të qëndroni deri më 15 mars, 2024 atëherë pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme së paku deri më 15 qershor, 2024 pra tre muaj pas datës së planifikuar të kthimit. / InLajmi /