Avokati i njohur, Besnik Berisha i ftuar në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”, në Media 10 ka thënë se vrasesi armën me të cilën e ka vrarë Liridonën e kishte fshehur në sanë (ushqim të kafshëve), prapa shtëpisë së tij.
Berisha e ka quajtur psikopati veprimin e Naim Murselit, i cili ka thënë që edhe ai ka qenë i rrezikuar ani pse vet e kishte paguar vrasesin për vrasjen e gruas.
“Nuk e di çfarë truri duhet të këtë ai që ta thotë këtë”, ka thënë Berisha.
“Pjesëtari i FSK-së, e ka pranuar që ka ndihmuar Naimin duke e takuar me vrasesin për të planifikuar vrasjen”, ka thënë Berisha.
Avokati tutje ka thënë se Naimi ka përmendur edhe tradhtinë por kjo nuk do të dalë e vërtetë dhe se edhe po të ishte kjo nuk e justifikon krimin e bërë.
Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.
Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë
Redaksia: 046 415 344
049 415 344
Marketingu: 045 55 66 60
Email: info@inlajmi.com