Grupi parlamentar i AAK-së ka zhvilluar një konferencë për mediat gjatë së cilës kanë shfaqur pakënaqësitë dhe kritikat në lidhje me buxhetin për vitin 2024, raporton InLajmi.
Deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj u shpreh se në këtë buxhet nuk është përfillur asnjë kërkesë e nevojshme për zhvillimin ekonomik duke e cilësuar qeverinë aktuale si qeveri të injorimit. Gjithashtu ai tha se asnjë kërkesë që ata kanë bërë në favor të qytetarëve nuk është përfillur si për shembull kërkesa për rritjen e pensioneve.
“Kjo është Qeveri e injorimit dhe mashtrimit e në interes të klaneve të caktuara dhe nuk përfill asnjë kërkesë buxhetore të nevojshme për zhvillimin ekonomik. Ne kemi bë kërkesa që shkonte në favor të qytetarëve asnjë amendament nuk është shqyrtuar dhe i kanë hedhur poshtë. Rritja e koeficientit nuk ka ndodhur. Rritja e pensioneve ka qenë amendament prej 100 në 120 euro edhe kjo kërkesë është injoruar. Po ashtu zbatimi i kontratës kolektive”.
Gjithashtu Lekaj u shpreh se buxheti është hartuar në favor të klaneve të qeverisë. / InLajmi /