Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka dënuar ashpër vrasjen e Liridona Murselit, përcjell InLajmi.
Rama tha se vrasja e një gruaje nuk mund të justifikohet me asgjë.
Ai shtoi se rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo vrasje e bën edhe më të rëndë këtë rast, të shëmtuar e tragjik.
Postimi i plotë i tij:
Vrasja e një gruaje nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë. Është një shkelje flagrante e të drejtës themelore për të jetuar.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo vrasje e bën edhe më të rëndë këtë rast, të shëmtuar e tragjik.
Drejtësia duhet vendosur dhe të gjithë të përfshirët duhet të marrin dënimin meritor!/ InLajmi/