Ikona e Liverpoolit, Jamie Carragher bëri bujë me opinionin e tij se kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.
Carraghet ka befasuar të gjithë duke theksuar se nuk ka ekzistuar asnjëherë debati se cili është futbollist më i mirë mes Messit dhe Ronaldos.
“Ronaldo është një nga golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave, Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, nuk është as afër”.
“Ronaldo shënoi gola, Messi shënoi gola dhe ishte një lojtar i pabesueshëm”, përfundoi anglezi.
Edhe nëse jeni një tifoz i Messit, të thuash se nuk ka qenë kurrë një debat është mjaft e vështirë duke marrë parasysh atë që Ronaldo arriti në karrierën e tij.
Vetë Messi shpesh e ka pranuar se si paraqitjet e Ronaldos e shtynë atë të vazhdojë të arrijë më shumë madhështi dhe suksese.
Në vitet e fundit, Messi sigurisht që është larguar nga Ronaldo duke fituar edhe tre Topa të Artë dhe sigurisht Kupën e Botës, shkruan Telegrafi.
Kjo është arsyeja pse ai konsiderohet lehtësisht si më i madhi i të gjitha kohërave sot për sot.