Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku,ka reaguar pas 2 vrasjeve të mbrëmshme në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Çitaku ka kërkuar përgjegjësi për atë që ajo e quan shkallë e pasigurisë..
Ajo tha se është e tmerrsh e që të mërkurën e 29 nëntorit Prishtina dhe i gjithë vendi u trondit nga 2 vrasje që ndodhën brenda 2 orësh.
Postimi i plotë i saj:
2 vrasje brenda natës në kryeqytet. Përtej dhimbjes dhe solidaritetit me familjarët e viktimave, dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë shkallë të pasigurisë. Vrasje, plaçkitje, rrahje gjithandej. E tmerrshme