Policia e Kosovës ka njoftuar se sonte rreth orës 19:00 në një aksident te rruga C, një veturë e kishte lënduar rëndë një këmbësore, përcjell InLajmi.
Sipas informatave nga policia e aksidentuara nuk ka arritë të u mbijetojë plagëve dhe ka vdekur.
Lajmin e konfirmoi Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës ku tha se ngasësi i veturës është arrestuar.
“Rreth orës 20:00, nga QKUK, jemi njoftuar se këmbësorja: D.G (femër) 56 vjeç, nuk ka arritë të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe e njëjta ka vdekur. Lidhur me këtë rast hetuesit policor të njësitit të trafikut kanë nisë një hetim ndërkohë që është arrestuar ngasësi i automjetit”, tha Ahmeti/InLajmi/