Në kuadër të aktiviteteve të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci kanë marrë pjesë në aktivitetin “ATO janë NE”, nga ku edhe kanë bërë thirrje që të ngritet zëri ndaj dhunës, raporton InLajmi.
Presidentja Vjosa Osmani, është shrehur se jo vetëm në të tilla ditë të veçanta, por gjithmonë e të gjithë duhet që të ngrisin zërin kundër dhunës. Për shkak të rasteve të shumta të dhunës, ajo tha se janë ashpërsuar dënimet, por që po punohet edhe në parandalim. Ndërkohë presidentja bënë thirrje të veçantë vajzave e grave që ta raportojnë dhunën, për çka tha se vetëm të bashkuar mund të luftohet ky krim.
“Po i fillojmë 16 ditën e aktivizmit në bazë gjinore. Jemi këtu për ta ngritur zëri kundër dhunës, ky aktivizëm duhet ta ngrisimi çdo ditë të viti. Do të jenë 16 ditë përplot aktivitetet kundër dhunës në çdo ambient. Ka pasur raste të shumta në bazë gjinore dhe kemi punuar që jo vetëm të ashpërsohen dënimet, por që kemi edhe parandalim të këtij krimi. Iu bëjmë thirrje të gjitha vajzave e grave që mos ta durojnë dhunën. Vetëm së bashku mund ta luftojmë këtë krim. Prioritet tona duhet të jenë që institucionet të jenë sa më efikase”, tha Osmani.
16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore është një fushatë e cila ka për synim ndërgjegjësimin ndaj këtij fenomeni. Në kuadër të kësaj fushate do të zhvillohen aktivitete të organizuara nga bashkëpunimi i institucioneve të ndryshme.