• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 30 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Zogaj: Qeveria për qëllime politike nuk e përkrah ndërtimin e projektit “Unaza e Qytetit”

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
27 November 2023
në KRYESORE
0 0
0
Zogaj: Qeveria për qëllime politike nuk e përkrah ndërtimin e projektit “Unaza e Qytetit”
0
SHPERNDARJE
26
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka deklaruar se Qeveria Kurti për qëllime politike nuk po e mbështet një prej projekteve më të rëndësishme, siç është ndërtimi i “Unazës së Qytetit”, raporton Ekonomia Online.

Nënkryetari i Prishtinës ka folur edhe për shumën që do ta kenë në dispozicion për investime kapitale, ku përfshijnë ndërtimin e disa rrugëve, spitalit të Prishtinës dhe ndërtimi i disa sallave sportive.

Ndërsa për ndaljen e punimeve në Rrugën A për shkak të pezullimit nga Gjykata Komerciale, Zogaj kërkon që të përfundojë çështja në Gjykatë dhe të fillojnë punimet. Ai e quan projekt strategjik për Kryeqytetin dhe jo vetëm.

Duke folur për mospërkrahjen e ekzekutivit për ndërtimin e “Unazës së Qytetit”, Zogaj ka thënë se kostoja është e papërballueshme për Kryeqytetin. Për këtë, kërkojnë garanci nga Qeveria e Kosovës.

“‘Unaza e Prishtinës’ është një ndër projektet më të mëdha të qytetit është projekt që tejkalon 300 milionë euro investime dhe e tejkalon edhe Prishtinës sepse ne themi është një projekt i Kosovës i vendit sepse i ndihmon gjithë qytetarët të kyçën në kryeqytet është autostradë që e rrethon gjithë Prishtinën ky projekt nuk mund të bëhet vetëm nga Prishtina sepse nuk mund ta financojë këtë projekt andaj kërkohet ndihmë nga Qeveria dhe ne i jemi qasur edhe Qeverisë lidhur më këtë projekt sepse tani më ekziston një projekt ku ka qenë i përfshirë edhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ekziston edhe kostoja edhe vullneti i kryeqytetit të hyjë në këtë projekt por në anën tjetër kërkohet një garanci për nënshkrimin e kredisë. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka zotuar mbi 200 milionë euro për projektin edhe 100 milionë të tjera na duhen për pjesën e shpronësimit dhe ne do të hynim në projekt shumë shpejtë por pa garanci të shtetit të Qeverisë së Kosovës nuk mund të ndodhë ky projekt”, u shpreh Zogaj.

Numri 2 i Kryeqytetit dyshon se mospërkrahja e ekzekutivit po bëhet për qëllime politike. Zogaj thotë se ndërtimi i “Unazës së Qytetit” ndikon në zhvillimin ekonomik dhe për këtë arsye është i nevojshëm ky projekt.

“Përgjigjja e tyre ka qenë që nuk është prioritet i joni për momentin sepse kemi prioritete të tjera, pra një prej projekteve më të mëdha kapitale edhe të kryeqytetit edhe vendit si një prioritet dhe ne konsiderojmë që ka edhe qellim politik sepse po te ishte një tjetër situatë ata do e kishin prioritet këtë projekt sepse ky projekt edhe nga partnerët ndërkombëtarë tregohet si projekt që e ndihmon ekonominë e Kosovës, një projekt strategjik i vendit baras me energjinë e disa projekte të tjera të mëdha të vendit dhe ne insistojmë që të bëhet dhe tani jemi duke shikuar edhe alternativa tjera që ta financojmë këtë projekt”, thotë Zogaj, teksa shton se një ndër alternativat për jetësimin e këtij projekti është partneriteti publiko-privat.

Zogaj ka folur edhe për shumën që dedikohen për investime kapitale. Këtë vit sipas tij do të jenë në dispozicion për investime kapitale rreth 150 milionë euro, përfshirë bartjen e mjeteve nga viti aktual.

Për vitin e ardhshëm me këtë buxhet synohet edhe ndërtimi i spitalit të Prishtinës dhe ndërtimi i disa sallave sportive, pasi Kryeqyteti do të jetë nikoqir i organizimit të “Lojërave Mesdhetare Olimpike 2030”.

“Kryetari Rama edhe administrata jonë e potencojmë që ky është një ndër projektet që ne do të insistojmë dhe do gjejmë një formë komunikimi me Qeverinë dhe do arrijmë në lloj marrëveshje që ta financojmë këtë projekt edhe pse ka kohë ende dhe vetëm fakti që po bisedojmë për këtë projekt është pozitive ne do hyjmë edhe në mandatin e 2-të dhe do insistojmë që do jetë një prej projekteve më kryesore të kryeqytetit. Buxheti në tersi është 105 milionë euro por edhe pjesa e bartjeve do kemi rreth 150 milionë euro për të shpenzuar në vitin 2024 që është një buxhet solid për kryeqytet prej tyre 40 milionë do jenë investime kapitale pa bartjen por nëse e bartim edhe një pjesë të fondeve nga 2023 ne do kemi rreth 60-70 milionë euro për investime kapitale. Pra janë kryesisht të lidhura me vazhdimin e rrugëve që do ndërtohen në tersi pastaj ndërtimin e spitalit të Prishtinës, ndërtimi i sportit fasiliteteve sportive sepse Prishtina fitoi të drejtën me i organizua ‘Lojërat Mesdhetare Olimpike 2030’ dhe do investojmë shumë në sport”, ka thënë Zogaj.

Ndonëse Gjykata Komerciale ka ndaluar punimet në ndërtimin e Rrugës A, Zogaj është i bindur se ky projekt do të përfundojë. Thotë se ky projekt është strategjik për Kryeqytetin që do të ndikojë në lirimin e komunikacionit të rënduar.

“Në fakt ne jemi të shqetësuar sepse pas 6-muajve apo më shumë punë sepse puna në rrugën A ka filluar në maj të këtij viti e ne në nëntor marrim lajmin prej mediave sepse gjykata nuk na ka dërgu letër direkt sepse s’jemi palë e këtij procesi, pra marrim lajmin për pezullim të punimeve ndalim punimi dhe kjo për fatkeq është një prej lajmeve jo të mira edhe për qytetarët e Prishtinës. Por edhe për ne si administratë sepse na ndalët një prej projekteve më të mëdha që është duke u punuar sot jo vetëm në Prishtinë por edhe përtej Prishtinës pra në nivel të vendit. Rruga A është një projekt strategjik i kryeqytetit i cili do të lirojë edhe komunikacionin që kemi të rënduar por edhe do jetë një zgjidhje për qytetarët e Prishtinës besoj që kjo do të lirohet shumë shpejtë ky proces gjyqësor dhe punimet do vazhdojnë”.

“Në projekt mund të shkaktohen pengesa sepse në të kundërtën projekti nuk ka të ndalur projekti do të vazhdojë mund të ndodhë ndonjë pengesë, po hyjmë në sezonin e dimrit ku punimet ngadalësohen shumë ose mund të ndërprehen në një pjesë të kësaj periudhe dhe ne presim ta shfrytëzojmë këtë kohë të mirë që e kemi në nëntor dhe pastaj të vazhdojmë në vitin tjetër me faza tjera të punimit”, u shpreh tutje Zogaj.

Tags: Alban ZogajUnaza e Qytetit
Postimi i mëparshëm

Greqi, fundoset një anije me 14 persona në bord, nuk dihet për fatin e tyre

Postimi tjetër

Haradinaj: Ushtria, institucioni më i besueshëm në Kosovë

Të ngjajshme Postime

Kreu i Odës së Mjekëve: Qeveria paguan polica sigurimi për diasporën sa 384 paga vjetore të mjekëve
KRYESORE

Kreu i Odës së Mjekëve: Qeveria paguan polica sigurimi për diasporën sa 384 paga vjetore të mjekëve

27 June 2025
Betimi i ushtarëve të rinj, Osmani: Nga 350 uniforma, një zë i vetëm për Kosovën
KRYESORE

Betimi i ushtarëve të rinj, Osmani: Nga 350 uniforma, një zë i vetëm për Kosovën

27 June 2025
Efekti i aktgjykimit, ndërpritet vazhdimi i 38-të i seancës, vazhdon pas konsultimeve të liderëve
KRYESORE

Efekti i aktgjykimit, ndërpritet vazhdimi i 38-të i seancës, vazhdon pas konsultimeve të liderëve

27 June 2025
Ambasadori britanik pas takimit me Kurtin: Urgjente dalja nga ngërçi, të shmangen veprimet përshkallëzuese në veri
KRYESORE

Ambasadori britanik pas takimit me Kurtin: Urgjente dalja nga ngërçi, të shmangen veprimet përshkallëzuese në veri

27 June 2025
Limaj e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti
KRYESORE

Limaj e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti

27 June 2025
Aktgjykimi i Kushtetueses, Haradinaj: Janë pjekur kushtet për kthimin e votimit të hapur
KRYESORE

Aktgjykimi i Kushtetueses, Haradinaj: Janë pjekur kushtet për kthimin e votimit të hapur

27 June 2025
Postimi tjetër
Haradinaj: Ushtria, institucioni më i besueshëm në Kosovë

Haradinaj: Ushtria, institucioni më i besueshëm në Kosovë

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 30 qershor ndër vite?

30 June 2025
Të verdha vezesh të skuqura me avokado – Receta e tostit të veçantë

Të verdha vezesh të skuqura me avokado – Receta e tostit të veçantë

30 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë

30 June 2025
Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj

Aksident fatal në Ferizaj, vdes 28-vjeçari

29 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 28 qershor ndër vite?

28 June 2025
Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

28 June 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”

Na pret mot më i këndshëm, me vranësira e diell dhe me mundësi për ndonjë rigë

28 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu