• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 3 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Hoti: Koncepti i Fondit Sovran bie në kundërshtim me liberalizimin ekonomik

Alia Ferunaj nga Alia Ferunaj
25 November 2023
në KRYESORE, Lajme
0 0
0
Hoti: Koncepti i Fondit Sovran bie në kundërshtim me liberalizimin ekonomik
0
SHPERNDARJE
14
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ish kryeministri, aktualisht deputeti Avdullah Hoti ka reaguar ndaj problemeve të mundshme që mund të sjell në ekonomi ligji për Fondin Sovran, përcjell InLajmi.

Hoti shprehet se koncepti i Fondit Sovran bie në kundërshtim me liberalizimin ekonomik.

Sipas tij ky ligj dëmton konkurrencën, investimet private dhe ndërmarrjet publike.

Gjithashtu sipas ish kryeministrit, Fondi Sovran do të sjellë edhe probleme në buxhetin e shtetit, kjo pasi Kosova nuk ka tepricë buxhetore për të përballuar një fond të tillë.

Postimi i tij i plotë:

Fondi Sovran dëmton konkurrencën, investimet private, ndërmarrjet publike dhe buxhetin e shtetit

I gjithë legjislacioni ekonomik i Kosovës, i miratuar nga viti 2008 e këndej, është bazuar në parimet e ekonomisë sociale të tregut, me besimin se tregu dhe konkurrenca janë e vetmja mënyrë për zhvillim ekonomik afatgjatë e të qëndrueshëm. Ndërkaq, bazuar në Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, nga viti 2016 e këndej, Kosova ka qenë e obliguar të harmonizojë legjislacionin ekonomik me BE-në për tu mundësuar bizneseve kosovare të përballen më lehtë me konkurrencën në tregun evropian, përfshirë heqjen graduale të taksave doganore me BE-në si hap konkret drejt unifikimit të tregjeve.

Përtej këtyre, Kosova ka krijuar mekanizmat institucionalë për të mbështetur bizneset private, ku përfshihen:

(i) Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, i cili mundëson kreditim më të lehtë të bizneseve nga bankat komerciale, duke promovuar sektorë të caktuar në përputhje me strategjinë kombëtare për zhvillim;

(ii) Autoriteti i Konkurrencës që kujdeset për të parandaluar veprimet në treg që kufizojnë konkurrencën e lirë;

(iii) Komisioni për Ndihmë Shtetërore, i cili mbikëqyrë ndërhyrjen e Qeverisë në ekonomi përmes subvencioneve me qëllim që mos të shtrembërohet konkurrenca e lirë;

(iv) Agjencitë për mbështetje të ndërmarrësisë dhe investimeve,

(v) Parqet biznesore dhe zonat ekonomike të nivelit qendror dhe lokal etj.

Themelimi i Fondit Sovran do të jetë një hap i madh prapa në ambientin e të bërit biznes. Të gjitha analizat vlerësojnë se do të dëmtohet konkurrenca e lirë e do të krijohet pasiguri për buxhetin e shtetit. Në çdo nen të tij, Ligji për Fondin Sovran dhe koncept dokumenti përkatës kanë për bazë ideologjinë ekonomike që është e kundërt me liberalizmin ekonomik.

Në vijim janë vërejtjet kryesore dhe problemet ekonomike që shkakton Ligji për Fondin Sovran.

  1. Qeveria i shpall disa kompani private si “Kampionë Nacionalë”, në të cilat investon Fondi Sovran. Pra, Qeveria përcakton se cilat kompani private përfitojnë nga investimet e Fondit. Ky veprim e kufizohen drejtpërdrejt konkurrencën e lirë. Për më tepër, kjo qasje paraqet kapje të sektorit privat nga Qeveria sipas modelit kinez të kapitalizmit shtetëror.
  2. Ndërmarrjet publike në kuadër Fondit Sovran mund t’i japin hua njëra tjetrës. Kjo politikë ekonomike është reminishencë e komunizmit, ku ndërmarrjet shtetërore të atëhershme e financonin njëra-tjetrën derisa i gjithë sistemi ekonomik dhe financiar i asaj kohe kolapsoi nga joefiçiencat masive.
  3. Edhe pse Fondi Sovran thuhet se do të jetë institucion i pavarur, ligji përcakton se çdo veprim strategjik i Fondit bëhet në koordinim me Qeverinë, që nga përgatitja e strategjisë investive të Fondit, përcaktimit të listës së aseteve nën menaxhim të Fondit, certifikimit të “Kampionëve Nacionalë” siç u definuar në pikën 1 më lartë, e deri tek vendimet specifike. Kështu që, Fondi Sovran është vetëm instrument i Qeverisë për të kontrolluar ndërmarrjet publike dhe për të favorizuar ndërmarrje të caktuara private.Kjo mund të vërehet edhe me faktin se Kuvendi i Kosovës, përmes mazhorancës qeverisëse, parashihet të ushtrojë detyrat e kuvendit të aksionarit të Fondit.
  4. Fondit Sovran do t’i transferohen ndërmarrje që aktualisht janë nën menaxhimin e Qeverisë dhe Agjencisë së Privatizimit. Me këtë rast, ato ndërmarrje i nënshtrohen “ristrukturimit”. Por, problemi qëndron se kjo mazhornacë majtiste që është në pushtet, ristrukturimin e kupton vetëm si ndryshim të Bordit, e jo ndryshim të kapitalit, operacioneve, prodhimit/shërbimit, zinxhirit të vlerës dhe ripozicionimit në treg të ndërmarrjes. Problem në vete është fakti se nëse ndërmarrjet që transferohen në Fond kanë borxhe, atëherë borxhet mbesin tek Qeveria dhe Agjencia e Privatizimit, duke e rritur barrën për shtetin.
  5. Ndërmarrjet publike ekzistuese funksionojnë në tregje të rregulluara, me përjashtim të Trepçës dhe Telekomit që shesin produktet dhe shërbimet e tyre në tregje konkurrente. Duke qenë të rregulluara, ndërmarrjet publike kanë strukturë dhe nivel të shpenzimeve të përcaktuara nga rregullatorët përkatës, të cilat bazohen në kostot e produkteve dhe shërbimeve që ofrojnë. Në shumicën e rasteve, çmimi që paguajnë konsumatorët përcaktohet nga rregullatorët përkatës, e jo nga tregu i lirë. Kjo e vë në pikëpyetje idenë e komercializimit klasik të këtyre ndërmarrjeve, dhe, rrjedhimisht, arsyeshmërinë e përfshirjes së tyre në Fond.
  6. Shembujt në të cilët bazohet Fondi Sovran nuk vlejnë për Kosovën, si ekonomi e tregut të lirë dhe e orientuar drejt tregut evropian. Rasti i Sllovenisë e ka vërtetuar këtë, ku barra për buxhetin e shtetit nga mbajtja e ndërmarrjeve në pronësi të shtetit është bërë e papërballueshme dhe shumë nga ato ndërmarrje kanë mbetur prapa konkurrencës sa i përket teknologjisë. Kosova nuk ka teprica buxhetore, siç është rasti i disa vendeve, të cilat teprica do të mund të investoheshin në këtë Fond.
  7. Neni 7.3 specifikon se Fondi ushtron veprimtarinë në kushte të barabarta të tregut. Por të gjitha aranzhimet në kuadër të ligjit përcaktojnë se ky Fond është mbi: ligjin për shoqëritë tregtare, ligjin për AKP-në, ligjin e prokurimit, ligjin e punës dhe ligjin për ndërmarrjet publike. Këto aranzhime ligjore për Fondin Sovran nënkuptojnë se po krijohet një entitet që nuk do të përfill parimet bazike të rregullativës ekonomike. /InLajmi/
Tags: Avdullah HotiProjektligji për Fondin Sovrantregu i lire
Postimi i mëparshëm

Zhvillohet sonte super derbi i basketbollit Trepça-Peja

Postimi tjetër

Lahbib kërkon nga Kosova e Serbia të angazhohen për shtensionim e vazhdim të dialogut

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe vranësira të pakta lokale – Do të jetë mjaft nxehtë

2 August 2025
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 1 orë, për të dalë 30 minuta
Kosovë

Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 1 orë, për të dalë 30 minuta

1 August 2025
Gjermania i bashkohet nismës humanitare, dërgon 14 tonë ushqime në Gaza
Bota

Gjermania i bashkohet nismës humanitare, dërgon 14 tonë ushqime në Gaza

1 August 2025
Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin
Bota

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

1 August 2025
Kievi nën sulm, të paktën 31 të vdekur! Zelensky thirrje për presion maksimal ndaj Rusisë
Bota

Kievi nën sulm, të paktën 31 të vdekur! Zelensky thirrje për presion maksimal ndaj Rusisë

1 August 2025
Ndërhyri për të arritur armëpushim me Tajlandën, Kamboxhia njofton se do nominojë Trump për çmimin Nobel për Paqen
Bota

Ndërhyri për të arritur armëpushim me Tajlandën, Kamboxhia njofton se do nominojë Trump për çmimin Nobel për Paqen

1 August 2025
Postimi tjetër
Lahbib kërkon nga Kosova e Serbia të angazhohen për shtensionim e vazhdim të dialogut

Lahbib kërkon nga Kosova e Serbia të angazhohen për shtensionim e vazhdim të dialogut

Lajmet e fundit

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës! 

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës!

2 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 2 gusht ndër vite?

2 August 2025
Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

2 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira të pakta lokale – Do të jetë mjaft nxehtë

2 August 2025
9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

2 August 2025
Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

2 August 2025
Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

2 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu