Zyra e Kryeministrit, me mbështetjen e qeverisë zvicerane dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kanë mbajtur konferencë për Dialogun Publiko-Privat, ku u theksua se sektori privat është themeli i progresit dhe zhvillimit ekonomik të vendit, raporton InLajmi.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij para pjesëmarrësve foli për klimën e biznesit në vendin tonë ku vuri në theks 4 shtyllat kryesore të dialogimit për projektimin e një vizioni të konkurrencës.
Ai theksoi se sektori privat parqet themelin e rritjes së zhvillimit dhe progresit ekonomik e shoqëror.
“Ky lloj dialogimi bëhet nëpërmjet 4 shtyllave kryesore. E para është sektori privat, e 2-ta janë institucionet publike, e 3-ta janë organizatat ndërkombëtare dhe e 4-ta, Organizatat Jo Qeveritare. Këto 4 shtylla nëpërmjet dialogut Publiko-Privat, projektojnë vizionin më të mirë të mundëm mbi vizionin për konkureshmërinë”, tha Kurti.

Kryeministri ndërkaq theksoi se qeveria e tij angazhohet dhe është e gatshme të krijoj për qytetarët një hapësirë të mirë e sa më të lehtë për biznes.
Sergiy Maslichenko, udhëheqës i BERZH në Kosovë, tha se është i nevojshëm bashkëpunimi më i thellë ndërmjet këtyre 2 sektorëve./InLajmi/
