Ish-deputeti i LDK-së njëherësh afaristi i njohur, Ramiz Kelmendi, ka folur në lidhje me qeverisjen 3-vjeçare të Albin Kurtit.
Kelmendi tha se janë duke munguar rezultatet e premtuara dhe sidomos në sferën ekonomike.
“Qytetarët dhe ne afaristët jemi të ‘pangopshëm’ në rezultate. Nëse na mungojnë rezultatet e premtuara, dhe janë duke munguar jashtëzakonisht shumë, sidomos në sferën ekonomike. Nuk janë rezultatet e duhura ashtu siç po presim dhe ashtu siç janë premtu” dekalroi Kelmendi për “Gazeta Blic”
Ai tutje shtoi se takimet e kryeministrit me afaristët janë të rrala dhe ato kur ndodhin bëhen me disa afaristë të përzgjedhur.
“Kemi takime të rralla të kryeministrit me disa afaristë të përzgjedhur.Sa i përket “asociacioneve ekonomike” është ndërprerë në tërësi bashkëpunimi nga Qeveria që në të kaluarën kanë qenë burim i kërkesave të shumta që rridhnin nga ekonomia” deklaroi Kelemendi.