Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas reagimeve të opozitës parlamentare, ka folur për zjarrin në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa pajtohet që të themelohet një Komision Hetimor, raporton InLajmi.
Tutje u shpreh ministrja se krimi është aq i madh në këtë institucion, sa që vetëm përmes një Komisioni hetimor do të mund të bëhej zbardhja e tyre.
“Jo rrallë herë IML është përballur me skandale të shumta kur vrasjet janë bërë vetëvrasje e kur vetëvrasjet janë bërë vrasje e kështu më radhë”, tha Haxhiu.
Ndërkohë ajo shprehu “jo besueshmëri” tek komisioni hetimor kuvendar, duke vën në dukje se mund të jetë vlerësim politik e jo real.
“Kuptova që u përmend zjarri në IML dhe ndoshta janë të rralla kur hetimet preliminare thonë se zjarri ka ndodhur për shkak të defektit energjetik por duket e pabesueshme”, u shpreh ministrja.
Kuvendi po vazhdon me punimet, ku po diskutohet për shumë çështje përmes adresimit nga ana e deputetëve./InLajmi/




















