Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit , MASHT, lansoi fushatën “Mësimi dual: Mundësi për punësim dhe vetëpunësim të të rinjve”, ndërsa u theksua se mësimi dual është dobi ekonomike për individin e shtetin, raporton InLajmi.
Kryeministri Albin Kurti, ndërsa vuri në theks ndryshimet e shpejta, ai tha se këto edhe po diktojnë fuqi punëtore të aftësuar profesionalisht.
Kryeministri i vendit, ndërkaq theksoi se vitin 2023 mund të përmbyllet me 3.8 % rritje ekonomike, ndërsa kujtoi se në muajin tetor inflacioni në vend ka arritur në 3.3 % vlera më e ultë në Ballkan
Kryeministri Kurti, ndonëse kujtoi nevojën për arsimim e aftësim të profilizuar tha se arsimi dual mundësohet në 12 profile të ndryshme dhe është duke u zhvilluar në 21 shkolla ne 14 komuna të vendit, duke shtuar se sistemi dual është i dobishëm ekonomikisht për individin edhe shtetin.
“Popullsi jonë e re është një nga pasurit tona më të mëdha. Po jetojmë një kohë të ndryshimeve të pa precedent. Këto zhvillime kërkojnë një fuqi punëtorë të aftë, pikërisht këtu në këtë ndryshim aftësimi dhe aftësimi profesional bëhen thelbësor për mirëqenie sociale. Është thelbësore të referojmë mbi zhvillimet ekonomikë në Kosovë”, tha Kurti.
Kryeministri vazhdoi me paraqitjen e statsotikave për të hyrat nga taksat dhe rritjen ekonomike në vend që për vitin që po lëm është 3.8%.
“Të hyrat nga taksat u rritën më 47 %. Investimet e huaja direkte janë dyfishuar. Rritja jonë ekonomi në vitin 2022 ka qenë 5.2%, këtë vit mund ta përmbyllim me një rritje 3.8 %. Në tetor inflacioni ka qenë 3.3% që është më i ultë në gadishullin Ballkanik. Kjo fushatë është një thirrje për të njohur arsimin dual, sistemi dual do të thitë edhe karriera jo vetëm aftësim. Po angazhohemi që rinia jonë të aftësohet. Sistemi dual është i dobishëm ekonomikisht për individin edhe shtetin, sistemin dual duhet ta bëjmë si vlerë shoqërore”,
u shpreh shefi i ekzekutivit.
Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, tha se shteti i tij që nga viti 2017 është duke subvencionuar në Kosovë që sektori i arsimit dual të përmirësohet dhe të u mundësohet sa më shumë të rijnë të jenë të përfshirë në këtë sektor.
“Gjermania dhe Kosova ndajnë një histori të gjatë në sektorin e arsimit. Prioritet ka qenë që të rinjtë t’i bëjmë të përshtatëm për tregun e punës. Duhet të mburreni dhe duhet që të kenë një pagë të dinjitetshme. Arsimi cilësor do të sigurojë prosperitet dhe të ardhme. Iu sigurojë se Gjermani do të mbështes reformën e mësimit dual në Kosovë”, tha ambasadori Rohde.
Nga ana tjetër ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se arsimi dual ka qenë agjendë prioritare për MASHT-in, ndërsa mësimin dual deri më tani mbi 900 nxënës janë duke ndjekur arsimin dual në 12 profile të ndryshme./InLajmi.